Gjejeni një Kishë Pranë Jush

Ju lutemi shkruani një vlerë

Si janë shërbimet e kishës?

Çdo të diel, ne mblidhemi së bashku për të kënduar himne, për të dëgjuar predikime dhe për t’i mësuar njëri‑tjetrit për Shpëtimtarin. Kisha është një rimbushje shpirtërore dhe një mënyrë e përkryer për ta mbajtur Jezusin në qendër të jetës sonë. Ne i mirëpresim të gjithë vizitorët që marrin pjesë në shërbimet tona të krishtera dhe adhurojnë me ne.

Oraret e shërbimit në Kishë ndryshojnë nga bashkësia në bashkësi. Sidoqoftë, ju gjithmonë mund të planifikoni për një mbledhje kryesore për këdo si dhe një klasë të veçantë që ndahet sipas grupmoshave ose organizatave.

Thjesht përpiquni të dukeni këndshëm. Jeni të mirëpritur të vini me çfarëdo veshjeje me shije që ndiheni rehat. Sa për informacion, pjesa më e madhe e burrave veshin kostume ose këmisha me kopsa dhe kollare dhe gratë veshin zakonisht fustane ose funde. Edhe fëmijët gjithashtu vishen me rroba formale.

Ne shpresojmë se jo. Shumë nga anëtarët tanë vijnë në kishë vetë çdo javë. Sidoqoftë, nëse do të donit që dikush të merrte pjesë me ju herën e parë, ndihuni i/e lirë të viheni në kontakt me misionarët/et e zonës, që mund t’ju gjejnë një mik ose mikeshë me të cilin/cilën të uleni. Është gjithmonë e vështirë të jesh i/e ri/e – pavarësisht nga situata – por me kalimin e kohës ju do të njiheni me anëtarët e tjerë të bashkësisë suaj dhe do të ndiheni si në shtëpi.

Jo. Vizitorëve nuk u kërkohet të bëjnë ndonjë gjë. Kur buka dhe uji i sakramentit (ngjashëm me kungimin) i shpërndahen bashkësisë, ju thjesht mund t’ia kaloni tabakanë personit tjetër. Përveç kësaj, ndihuni të lirë ta shijoni shërbimin. Në një klasë të Shkollës të së Dielës, mësuesi/ja shpesh kërkon vullnetarë që të lexojnë nga shkrimet e shenjta. Nëse nuk parapëlqeni të merrni pjesë, thjesht mos e ngrini dorën.

Mbani në mendje se kur ndiheni shumë rehat, jeni të mirëpritur të bashkoheni me ne për veprimtaritë javore, takimet shoqërore dhe projektet e shërbimit. Do të na pëlqente shumë që të tʼju njihnim dhe do ta vlerësonim shumë përfshirjen tuaj në komunitet.

Kjo ndoshta varet nga madhësia e bashkësisë që po vizitoni. Disa bashkësi janë aq të mëdha saqë anëtarët e rregullt mund ta dallojnë ose të mos e dallojnë se jeni vizitor. Të tjera janë kaq të vogla saqë të gjithë anëtarët e njohin njëri‑tjetrin dhe sigurisht do ta dallojnë dhe do ta mirëpresin një të ardhur rishtas. Cilado qoftë mënyra, mos ngurroni të thoni se kush jeni ose të bëni pyetje. Çdokush do të jetë i/e lumtur që jeni atje.

Jo. Ne nuk bëjmë thirrje për dhurime apo lëmosha.

Mormon.org Chat is typing...