Gjej një Kishë pranë teje.
Gjej Vendndodhjen

Kremtojeni Krishtlindjen së Bashku

Kremtojeni gëzimin e lindjes së Jezusit nëpërmjet një shërbese të veçantë adhurimi ditën e diel më 19 dhjetor 2021. Është një mundësi e shkëlqyer të ndiesh paqen e periudhës së Krishtlindjes dhe është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të ftuar miq, të afërm dhe familjarë që të të bashkohen për një orë frymëzim.

5 këshilla për të pasur një përvojë të shkëlqyer në kishë

1. Thuaje emrin tënd

Anëtarët e Kishës do të të mirëpresin në bashkësi dhe do të të ndihmojnë të ndihesh si në shtëpi. Ndihu i/e lirë t’ua thuash emrin të tjerëve dhe t’u kërkosh ndihmë njerëzve nëse ke pyetje. Çdokush do të jetë i lumtur që je atje!

2. Dije se çfarë të presësh

Një shërbesë Krishtlindjeje zakonisht zgjat një orë. Ajo shpesh përfshin këngë, lutje dhe predikime (të quajtura “biseda”) të dhëna nga anëtarët e bashkësisë. Gjatë shërbesës, anëtarët e Kishës do të kenë mundësinë ta kujtojnë Jezusin duke marrë sakramentin.

3. Vish veshjen më të mirë

Je i/e mirëpritur të vish me çfarëdo veshje të përshtatshme që të pëlqen. Shumica e burrave veshin kostume serioze ose këmishë me kopsa dhe kollare dhe gratë zakonisht veshin fustane ose funde. Zakonisht edhe fëmijët vishen bukur. Veshja në mënyrë të këndshme mund të ndihmojë për të të vendosur në një gjendje më nderuese dhe të përgatitë për të mësuar rreth Jezu Krishtit dhe mësimeve të Tij.

4. Mëso rreth sakramentit (i ngjashëm me meshën)

Çdo javë bekohet buka dhe uji dhe i shpërndahen bashkësisë si një kujtues simbolik i flijimit të bërë nga Jezu Krishti. Megjithatë, pjesëmarrja nuk është e detyrueshme. Nëse do të parapëlqeje të mos e merrje sakramentin, mund t’ia kalosh tabakanë personit të radhës.

5. Ndihu i lirë të vihesh në kontakt me ne

Nuk ke pse të kthesh përgjigje për pjesëmarrjen për një shërbesë në kishë. Por nëse je në siklet për pjesëmarrjen, mund të vihesh në kontakt me bashkësinë paraprakisht. Ata mund të të gjejnë një mik/e me të cilin/ën të ulesh dhe të sigurohen që të ndihesh i/e mirëpritur kur vjen për vizitë. Kliko këtu për të gjetur informacion kontakti për kishën tënde vendore.

Më Shumë Mënyra për ta Zbatuar Nismën Ndriçoje Botën