Ide për Shërbim të Përditshëm nga Nisma Ndriçoje Botën
Ne mund ta bëjmë këtë periudhë Krishtlindjeje më të lumtur duke treguar dashuri në të njëjtën mënyrë siç bëri Jezusi gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Nëse nuk je i sigurt si ta bësh, këto sugjerime janë një vend i mirë nga t’ia fillosh.
E Marta kur Dhurojmë
Jep Falas
Jezusi dha falas. Edhe ne mund të japim. Dhuro kohë ose para për një organizatë bamirësie që bën mirë në zonën tënde. Publiko një hallkë lidhëse në mënyrë që të tjerët të mund të dhurojnë gjithashtu.
1 dhjetor
Le të Shndritë Dashuria Jote
Jezusi shprehu dashuri për të tjerët. Dërgoju një mesazh me temën “3 gjërat më të mira që më pëlqejnë shumë tek ti” të paktën tre njerëzve. Pastaj etiketoji në mediat shoqërore dhe ftoji të bëjnë të njëjtën gjë.
2 dhjetor
Dhurata e Dijetarit
Cili burrë apo grua e mençur e ka bekuar jetën tënde? Tregoje dashurinë dhe vlerësimin tënd.
3 dhjetor
Krishti Fëmijë
Lindja e Jezusit është një dhuratë dashurie për të gjithë ne. Mblidhu me miq ose familjen për të parë materialin filmik “Krishti Fëmijë” ose shpërndaje hallkën lidhëse në internet.
4 dhjetor
Duaje të Afërmin Tënd
Jezusi na mësoi përkufizimin e vërtetë të dashurisë për të afërmin. Bashkëbisedo me një fqinj/e që nuk e njeh mirë.
5 dhjetor
Ndihmë nga Agjërimi
Mos konsumo një ose dy vakte dhe dhuroja koston e atyre vakteve të pangrëna një organizate bamirëse që ushqen njerëzit në nevojë. Mëso më shumë me misionarët për bekimet e agjërimit në faqen ndricojeboten.org
6 dhjetor
Kujtesa Magjike
Gjej një fotografi të një kujtimi të veçantë Krishtlindjeje që ke pasur me një shok/shoqe ose pjesëtar/e të familjes. Tregoja atë njeriut tënd të dashur bashkë me një mesazh se përse është i/e rëndësishëm/me për ty.
7 dhjetor
Kujdesi Shëndetësor
Shpreh dashuri për dikë që u kujdes për ty ose për një pjesëtar të familjes gjatë këtij viti.
8 dhjetor
Vëmendja e Plotë
Jezusi i deshi njerëzit aq sa t’u kushtonte vëmendjen e Tij të plotë. Sot, zotohu që të mos merresh me telefonin kurdoherë që dikush të flet.
9 dhjetor
Ndriçoje Pemën Familjare
Nderoji ata që erdhën para teje. Gjej pak kohë sot për të mësuar për një paraardhës/e. Telefonoji një gjyshi/eje ose provo një mjet për historinë familjare si FamilySearch.org dhe tregojua të afërmve atë që gjete.
10 dhjetor
Koha e Shfaqjes
Jezusi pati një mënyrë mahnitëse për t’i bërë të tjerët të ndiheshin të përfshirë. Gjej një koncert, shfaqje ose ngjarje tjetër për Krishtlindje në zonën tënde dhe ftoje dikë që të marrë pjesë bashkë me ty.
11 dhjetor
Recetë Gatimi për t’u Gëzuar
Jezusi u lidh me njerëz të tjerë gjatë vakteve ushqimore të përbashkëta. Mëso se si të përgatitësh një recetë tradicionale Krishtlindjesh nga një pjesë e veçantë e botës. Pastaj shpërndaje atë te miqtë ose familjarët.
12 dhjetor
Ruaj një Ndenjëse
Shpërndaje gëzimin nga lindja e Krishtit. Ftoje një mik ose pjesëtar të familjes që të ndjekë një shërbim adhurimi për Krishtlindje bashkë me ty të dielën tjetër, më 19 dhjetor.
13 dhjetor
Dhurata e Lutjes
Kur lutemi me dashuri, periudha e Krishtlindjes bëhet më e shndritshme. Sot, gjunjëzohu dhe bëji një lutje Perëndisë. Vëre si synim të lutesh çdo mëngjes këtë javë. A ke nevojë për pak ndihmë për ta filluar? Mund të mësosh më shumë rreth mënyrës se si të lutesh këtu.
14 dhjetor
Përshëndetjet gjatë Periudhës së Krishtlindjes
Jezusi ndihmoi njerëzit rreth e rrotull Tij. Përshëndete sot dikë që nuk e ke përshëndetur më parë.
15 dhjetor
Ylli Shndritës
Përkushtoja yllin në pemën tënde dikujt që ishte një dritë në jetën tënde këtë vit. Bëj një fotografi dhe publikoje atë në mediat shoqërore së bashku me një mesazh për mënyrën se si ai person ka ndikuar tek ti.
16 dhjetor
Darkat për Krishtlindje
Ashtu si Jezusi, ti mund t’i ushqesh të uriturit. Çoji ushqim dikujt që mund ta përdorë ose krijo një paketë dhurimi për një bankë vendore ushqimesh. Rekruto një shok/shoqe për të të ndihmuar.
17 dhjetor
Bariu i Fshehtë
Kush ka qenë një bari për ty, duke të udhëhequr me dashuri gjatë jetës? Nxirre në pah atë në mënyrë private ose publike.
18 dhjetor
Këngë që ia Vlen të Shpërndahen
Jezusi dhe ndjekësit e Tij morën forcë kur kënduan himne së bashku. Përjetoje fuqinë e muzikës së shenjtë – qoftë duke kënduar me njerëzit e dashur, duke kënduar këngë Krishtlindjeje për fqinjët ose duke shpërndarë në rrjetin tënd shoqëror një shfaqje të himnit tënd të parapëlqyer.
19 dhjetor
Nga Lluka 2 tek Ti
Kujtoja vetes arsyen e vërtetë të kësaj periudhe duke lexuar disa fragmente për historinë e Krishtlindjes nga Lluka 2 në Bibël. Vizito ndricojeboten.org për të dëgjuar një mesazh Krishtlindjeje nga misionarët tanë.
20 dhjetor
Koha me Njëri-Tjetrin
Këtë Krishtlindje, rrethohu me njerëzit e tu të dashur. Fto sa më shumë pjesëtarë të familjes që të mundesh për t’u mbledhur së bashku për një takim virtual.
21 dhjetor
Shpërndaje Dritën
Ashtu si Jezusi, ti mund të japësh mësim nëpërmjet historive. Trego në rrjetin tënd shoqëror një histori frymëzuese nga jeta jote që mund ta ndihmojë dikë.
22 dhjetor
Dhuratat nga Perëndia
Ti mund të shprehësh mirënjohje siç bëri Jezusi. Reflekto për dhuratat që të ka dhënë Perëndia, dhe shkruaji ato. Tregojua të tjerëve mirënjohjen tënde.
23 dhjetor
Qeras Dy Herë
Ktheje një veprim të mirë në dy. Bëj dy pjata me gostitje. Jepja njërën një shoku/shoqeje; tjetrën jepja dikujt që të sugjeron shoku/shoqja.
24 dhjetor
Duaji Mamin dhe Babin
Ji si Jezusi dhe shprehe dashurinë për prindërit e tu (ose një figurë prindërore në jetën tënde). Merri në telefon, vizitoji ata ose publiko për ta në median shoqërore.
25 dhjetor
Jezusi Është Drita e Botës
Shpërnda një shkrim të shenjtë që mendon se e tregon arsyen e periudhës së Krishtlindjes. A ke nevojë për disa sugjerime? Shihi këto vargje nga Bibla: Gjoni 3:16; Veprat e Apostujve 4:10–12.
26 dhjetor
Ndriçoje Vitin 2022
Vazhdo ta shpërndash dashurinë për Jezu Krishtin. Shndërroje sfidën për pjesëmarrje në nismën #NdriçojeBotën për çdo ditë në një synim për Vitin e Ri. Mos u druaj që ta shpërndash synimin tënd në rrjetin tënd shoqëror.