Takohuni me misionarët përmes internetit ose fizikisht
Gjeni ngushëllim te biseda me misionarët. Ne mund të lexojmë shkrimet e shenjta me ju dhe t’ju ndihmojmë të gjeni paqe nëpërmjet lutjes.
Ju faleminderit për kërkesën tuaj!
Misionarët do të vihen në kontakt me ju për të planifikuar takimin me ju. Kijeni parasysh, telefonata mund të jetë nga një prefiks ose numër telefoni të cilin nuk e njihni.
Gabim: Formulari nuk mund të dorëzohej në këtë moment. Ju lutemi, provojeni sërish ose rifreskojeni faqen për të filluar nga e para.
Si mund të më ndihmojnë misionarët?
Secila nga marrëdhëniet tona me Perëndinë mund të jetë thellësisht personale, por ndonjëherë ne të gjithë kemi nevojë për pak ndihmë për ta dalluar se çfarë po na thotë Perëndia. Pavarësisht se ku jeni në shtegun tuaj shpirtëror, misionarët mund t’ju mësojnë parime dhe pikëpamje të ungjillit që mund t’ju ndihmojnë në udhën tuaj. Mendojini ata si “trajnerë shpirtërorë” që do:
- t’ju ndihmojnë ta ndieni më afër Perëndinë.
- t’ju tregojnë se si të luteni dhe të merrni përgjigje prej Tij.
- t’ju ndihmojnë të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja shpirtërore.
- t’ju mësojnë për Shpëtimtarin Jezu Krisht dhe ungjillin e Tij.
- t’ju ndihmojnë t’i kuptoni shkrimet e shenjta.
- t’ju përkrahin gjatë sfidave tuaja vetjake.
- të nxitin përparimin tuaj drejt pendimit, besimit dhe pagëzimit.
- t’ju paraqitin në një komunitet besimtarësh me të njëjtat mendime të cilët mund të vazhdojnë t’ju përkrahin në udhëtimin tuaj shpirtëror.
Çfarë të prisni nga një vizitë e misionarëve
Misionarët do të kërkojnë që ta fillojnë vizitën me një lutje. Nëse jeni të gatshëm, ata madje mund t’ju kërkojnë juve që ta bëni lutjen. Synimi është ta ftoni Shpirtin e Shenjtë për të qenë pjesë e bashkëbisedimit.
Ata ndoshta do të shpenzojnë disa minuta për t’u njohur me ju dhe interesat tuaja. Misionarët kanë një program të tërë që mund t’jua mësojnë juve, por ata përpiqen ta individualizojnë mesazhin e tyre për ju dhe situatën e jetës suaj. Ata do të lexojnë me ju nga Bibla dhe Libri i Mormonit. Ata gjithashtu do t’ju ftojnë të luteni dhe të pyetni a janë të vërteta ato që ata japin mësim.
Nëse do të doni, misionarët do të caktojnë një takim për vizitën e radhës. Gjatë mbledhjes suaj pasuese, ata do t’ju mësojnë më tepër për Jezu Krishtin dhe Kishën e Tij të rivendosur dhe do t’i përgjigjen çdo pyetjeje që mund të keni. Programi i tyre përfshin mesazhe rreth planit të Perëndisë për lumturinë tonë, sakrificës së Jezusit për ne, besimit, pendimit, pagëzimit, Shpirtit të Shenjtë dhe zbatimit të urdhërimeve të Perëndisë. Ata do të vazhdojnë t’ju ftojnë që të luteni, ta lexoni Librin e Mormonit, të merrni pjesë në Kishë dhe madje të pagëzoheni. Mbani mend, misionarët do t’ju mësojnë sipas ritmit tuaj dhe do ta respektojnë kohën dhe dëshirën tuaj për t’u takuar sërish me ta.