Çfarë Besojmë Ne
Si të krishterë, ne besojmë tek të mësuarit e gjithçkaje mundemi rreth Jezusit. Lumturia më e madhe në jetë vjen nga ndjekja e Shpëtimtarit. Ju do ta ndieni dashurinë e Tij për ju teksa kërkoni të merrni një kuptim për jetën dhe mësimet e Tij.

Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës. Për shkak të Tij, ne mund të jetojmë sërish me Perëndinë. Duke mësuar për shembullin e Tij dhe duke e ndjekur Atë, ne mund të zbulojmë bekimet që Perëndia ka për ne.

Ashtu si Bibla, Libri i Mormonit është një anal i lashtë që na mëson për Jezusin. Ai është fjala e Perëndisë dhe jep përgjigje për pyetjet rreth ungjillit. Ai gjithashtu na ndihmon të bëhemi më të mirë dhe na afron më shumë me Perëndinë.

Bibla është fjala e Perëndisë. Ajo na drejton te Jezusi dhe na tregon se si ta ndjekim shembullin e Tij të përsosur. Zbuloni se si mësimet nga Bibla na ndihmojnë të gjejmë gëzim, kuptim dhe drejtim në jetë.

Përveç të qenit themeli i patundur i shoqërisë, familja është qendrore në planin e Perëndisë për lumturinë e përjetshme të të gjithë fëmijëve të Tij. Dhe Ai e ka bërë të mundur që marrëdhëniet familjare të zgjatin përtej kësaj jete, jo thjesht “derisa vdekja t’ju ndajë”. Kontrollojini hallkat lidhëse më poshtë për të parë gjithçka që Perëndia ka zbuluar rreth rëndësisë së familjeve.

Perëndia ka një plan për secilin prej nesh. Ai e krijoi këtë tokë dhe na dërgoi këtu që ne të mund të kemi besim dhe të gjejmë gëzim. Sfidat tona na ndihmojnë të rritemi dhe na përgatitin të jetojmë përsëri me Të.

Perëndia është i vërtetë. Ai është Ati ynë në Qiell. Ai e njeh dhe e do secilin prej nesh përsosurisht. Ai dëshiron që ne t’i lutemi Atij dhe Ai premton se do të na dëgjojë e përgjigjet.
Pyetje të Zakonshme
Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.
Po! Patjetër. Mbi të gjitha, “mormon” është thjesht një nofkë. Ne jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Prandaj, ne besojmë se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i Botës dhe Ai na do të gjithëve më shumë nga sa mund ta përfytyrojmë. A do të thotë kjo se ne kemi saktësisht të njëjtat bindje si çdo kishë tjetër e krishterë? Jo. Por ne sigurisht që e konsiderojmë veten ndjekës të përkushtuar të Jezu Krishtit.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit zgjedhin që të mos pinë birrë sepse ne besojmë në ligjin e frymëzuar të shëndetit që na nxit të kujdesemi për trupat tanë. Pjesa më e madhe e ligjit përbëhet nga gjëra gjykimi të shëndoshë. Nuk lejohen drogat e paligjshme. Nuk lejohet alkooli. Nuk lejohet duhani. Por pavarësisht këtyre, ai gjithashtu thotë se nuk lejohet kafeja ose çaji. Ne nuk e dimë me saktësi arsyen, por ne besojmë se udhëzimet erdhën nga Perëndia, ndaj përpiqemi të heqim dorë nga ato lëndë.
Po. Besojnë shumë. Ajo është fjala e Perëndisë, një vëllim i shenjtë shkrimesh të shenjta dhe kërkohet të lexohet për një jetë të lumtur. Bashkë me Biblën, ne gjithashtu gjejmë frymëzim në libra të tjerë shkrimesh të shenjtë që i ka vetëm Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Të gjithë ata veprojnë së bashku që të na mësojnë të vërteta të rëndësishme për Jezu Krishtin.
Varet. Tempujt janë të hapur vetëm për anëtarët e Kishës të cilët kanë punuar për t’u përgatitur që të përfitojnë sa më shumë nga përvoja e tyre në tempull. Por në fillim, kur ndërtohen tempujt, dhe në raste të tjera të veçanta, zhvillohen shtëpi të hapura për publikun në mënyrë që ata të mund të bëjnë një vizitë në mjediset e brendshme. Gjithashtu, shumë tempuj kanë qendra vizitorësh dhe rrethina që janë të hapura për të gjithë.
Triniteti i Shenjtë është një term që e përdorin shumë fe të krishtera për të përshkruar Perëndinë, Atin, Jezu Krishtin dhe Frymën e Shenjtë. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë fuqimisht tek të tre, por ne nuk besojmë se të gjithë Ata janë i njëjti person. Ne besojmë se Ata janë një në qëllim. Qëllimi i tyre është të na ndihmojnë të arrijmë gëzim të vërtetë në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë (tek e cila besojmë gjithashtu).