Jezu Krishti
Jezusi është Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari ynë i dashur. Ai jetoi që të na mësonte dhe Ai vuajti e vdiq që të na shpëtonte nga mëkati e vdekja. Për shkak të Tij, ne mund të marrim falje, mund t’i kapërcejmë sfidat dhe mund të jetojmë me Perëndinë sërish një ditë.

Ju mund ta nderoni shembullin e përsosur të Jezu Krishtit duke u dhënë shërbim të tjerëve, duke e dashur Perëndinë dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Jezusi ishte mësuesi mjeshtër. Shqyrtoni mësimet e shumta që dha Ai dhe shihni se si ato ende kanë domethënie sot.

Mësoni më shumë për Jezu Krishtin – nga erdhi Ai, si jetoi Ai dhe çfarë domethënie ka Ai në jetën tuaj.

Jezusi vuajti dhe pagoi çmimin për mëkatet tona, kështu që ne mund të jetojmë me Perëndinë sërish.

Paqja që Ati ynë Qiellor dëshiron për ne, bëhet e mundur nëpërmjet flijimit dhe ringjalljes së Birit të Tij, Jezu Krishtit.

Jezusi bëri atë që asnjë njeri nuk do të mund ta bënte ndonjëherë. Ai u ngrit nga varri dhe e mposhti vdekjen. Ngaqë Ai jeton, ne të gjithë do të jetojmë përsëri!
Pyetje të Zakonshme
Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e “Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.
Po. Besojnë shumë. Ajo është fjala e Perëndisë, një vëllim i shenjtë shkrimesh të shenjta dhe kërkohet të lexohet për një jetë të lumtur. Bashkë me Biblën, ne gjithashtu gjejmë frymëzim në libra të tjerë shkrimesh të shenjtë që i ka vetëm Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Të gjithë ata veprojnë së bashku që të na mësojnë të vërteta të rëndësishme për Jezu Krishtin.
Në Bibël, Jezusit i referohen me thuajse 200 emra, tituj dhe përshkrime të ndryshme. Shumë nga këta tituj e rrokin në mënyrë të mrekullueshme madhështinë dhe misionin e Tij.
- Krisht
- Shpëtimtar
- Shëlbues
- Bir i Perëndisë
- Jehova
- Qengj i Perëndisë
- Buka e Jetës
- Këshilltar
- Emanuel
- Drita e Botës
- Zot
- Mësues
- Ndërmjetës
- Uji i Gjallë
- Princ i Paqes
- Avokat
- Mesia
- I Shenjti i Izraelit
- I Vetëmlinduri
- Bariu i Mirë
Jezusi u lind në një stallë në Bethlehem, një qytet në Palestinë. Ngaqë Ai u lind larg nga shtëpia dhe atje nuk kishte vend në hane, Jezusi u lind në një stallë të varfër dhe e vendosën të flinte në një grazhd (Lluka 2:11).
Siç ishte zakoni në atë kohë në Jerusalem, Jezusin e vendosën të prehej në një varr, në një shpellë të vogël në anë të një shkëmbi. Trupin e Tij e mbështollën me pëlhura të pastra “me erëra të këndshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin Judenjtë” (Gjoni 19:40). Varri ishte në një kopsht jo larg nga vendi ku u kryqëzua Jezusi. Një gur të madh e rrokullisën në hyrje të varrit që të vulosej i mbyllur.
Jezusi kreu shumë mrekulli gjatë jetës së Tij në tokë dhe Ai vazhdon të kryejë mrekulli deri në këtë ditë. Mrekullitë janë një pjesë e bukur e ungjillit të Jezu Krishtit dhe të gjithë ata që kanë besim, kualifikohen që t’i marrin ato.
Askush nuk e di me të vërtetë se kur do të jetë Ardhja e Dytë e Jezusit. Ajo çka dimë vërtet është që Ai do të vijë përsëri. Engjëjt u shpallën Apostujve të Tij: “Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell” (Veprat e Apostujve 1:11). Te Mateu 24:7 mësojmë se mund të presim zi buke, tërmete dhe luftëra përpara se Ai të vijë përsëri.