Mësimet e Jezu Krishtit
Jezu Krishti dha mësim shumë gjëra teksa ishte në tokë, më e madhja e të cilave ishte dashuria.
Lumturitë ishin pjesë e rëndësishme e Predikimit në Mal. Ato përmbajnë thelbin e mësimeve të Jezusit dhe u tregojnë të gjithë dishepujve të Tij se si të jetojnë si Ai.
Lumturitë
Jezusi jep mësim se mbretëria e qiellit është për ata që përulen.
Mateu 5:3
Atyre që janë të mësueshëm, të durueshëm, të duruar në vuajtje etj., u premtohet se do ta “trashëgojnë tokën”.
Mateu 5:5
Jezusi tha: “Jini të mëshirshëm, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm”, që do të thotë se ata që tregojnë mëshirë, do ta marrin atë gjithashtu.
Mateu 5:7
Jezusi tha se ata që bëjnë paqe me njëri–tjetrin, “do të quhen bij të Perëndisë”.
Mateu 5:9
Jezusi premtoi se ata që vajtojnë dhe kthehen tek Ai, do ta gjejnë ngushëllimin që kërkojnë.
Mateu 5:4
Atyre që kërkojnë drejtësi, u premtohet se do të kënaqen për shkak të dëshirës së tyre plot besim.
Mateu 5:6
Ata që përpiqen fort për të mbajtur mirësi në zemrën dhe mendjen e tyre, Jezusi thotë se “do ta shohin Perëndinë”.
Mateu 5:8
Kur njerëzit përndiqen ngaqë jetojnë me drejtësi, Jezusi shpall se “e tyre është mbretëria e qiellit”.
Mateu 5:10