Çfarë Është Libri i Mormonit?
Leximi i fjalëve të tij mund të na ndihmojë ta kuptojmë qëllimin tonë në jetë, t’u përgjigjemi pyetjeve të rëndësishme dhe të afrohemi më shumë te Jezu Krishti.
Libri i Mormonit përmban shkrime të shenjta nga pasues të Jezusit. Ashtu si Perëndia u foli Moisiut dhe Noeut në Bibël, Ai u foli edhe njerëzve në kontinentin amerikan. Këta burra, të quajtur profetë, e shkruan fjalën e Perëndisë. Shkrimet e tyre përfundimisht u mblodhën në një libër nga një profet i quajtur Mormon.
Njerëzve të Perëndisë gjithmonë u është dhënë mësim nga profetët e gjallë. Ashtu si ne sot, gratë dhe burrat e atyre kohëve u ndeshën me tundime, kërkuan urtësi dhe jetuan jetë më të lumtura kur i ndoqën mësimet e Jezu Krishtit. Ne mund ta dallojmë veten në historitë e tyre – në analet e frymëzuara, por edhe që na frymëzojnë shpirtërisht. Libri i Mormonit është provë se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij dhe është i përfshirë në jetën e tyre. Ai shërben si dëshmitar i të vërtetave në Bibël dhe i hyjnisë dhe mësimeve të Jezu Krishtit.
Libri i Mormonit u jep përgjigje pyetjeve të mëdha
Libri i Mormonit mund të na ndihmojë të kuptojmë pyetjet thelbësore që të gjithë ne i kemi dikur në jetë:
- A ka jetë pas vdekjes?
- Çfarë na pret në anën tjetër?
- Cili është qëllimi i jetës?
- Si mund të gjej lumturi dhe paqe tani?
- A më njeh Perëndia mua dhe a i dëgjon lutjet e mia?
- Si mund ta shmang mëkatin dhe të mësoj të pendohem vërtet?
Nëse dëshironi, misionarët mund të takohen me ju dhe të diskutojnë fragmentet që u japin përgjigje këtyre pyetjeve. Ata do t’ju sjellin edhe një kopje falas të Librit të Mormonit.