Pyetje të Zakonshme
Më poshtë janë pyetje që bëhen shpesh rreth anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Nëse keni pyetje të tjera, do të na pëlqente shumë të organizonim një vizitë nga misionarët te ju.
Besimet e krishtera
Po! Patjetër. Mbi të gjitha, “mormon” është thjesht një nofkë. Ne jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Prandaj, ne besojmë se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i Botës dhe Ai na do të gjithëve më shumë nga sa mund ta përfytyrojmë. A do të thotë kjo se ne kemi saktësisht të njëjtat bindje si çdo kishë tjetër e krishterë? Jo. Por ne sigurisht që e konsiderojmë veten ndjekës të përkushtuar të Jezu Krishtit.
Triniteti i Shenjtë është një term që e përdorin shumë fe të krishtera për të përshkruar Perëndinë, Atin, Jezu Krishtin dhe Frymën e Shenjtë. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë fuqimisht tek të tre, por ne nuk besojmë se të gjithë Ata janë i njëjti person. Ne besojmë se Ata janë një në qëllim. Qëllimi i tyre është të na ndihmojnë të arrijmë gëzim të vërtetë në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë (tek e cila besojmë gjithashtu).
Po! Jezusi është themeli i besimit tonë. Në fakt, ne parapëlqejmë ta quajmë Kishën tonë me emrin e saj të plotë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Libri i Mormonit thotë: “Dhe, ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krishtin, ne predikojmë për Krishtin, ne profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se cilit burim t’i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre” (2 Nefi 25:26).
Termi “mormonë” është një nofkë që vjen nga një libër i shkrimit të shenjtë, unik për Kishën tonë, i quajtur Libri i Mormonit. Nuk e shpikëm ne këtë nofkë, por shumë njerëz e përdorin atë për ta përshkruar Kishën dhe anëtarët e saj. Në të kaluarën, ne e kemi përqafuar termin dhe madje e kemi përdorur dhe vetë, por kohët e fundit u kemi kërkuar njerëzve ta thërrasin Kishën me emrin e saj të plotë: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në këtë mënyrë, çdokush e di se Jezusi është thelbi i besimit dhe bindjeve tona fetare.
“Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme” është një mënyrë e mirë për t’iu drejtuar miqve tuaj që janë anëtarë të Kishës.
Po. Besojnë shumë. Ne besojmë se ajo është fjala e Perëndisë, një vëllim i shenjtë shkrimesh të shenjta dhe kërkohet të lexohet për një jetë të lumtur. Bashkë me Biblën, ne gjithashtu gjejmë frymëzim në libra të tjerë shkrimesh të shenjtë që i ka vetëm Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Të gjithë këta libra veprojnë së bashku që të na mësojnë të vërteta të rëndësishme për Jezu Krishtin.
Bibla u shkrua nga njerëz të frymëzuar që quheshin profetë. Perëndia u foli profetëve si Moisiu dhe Isaia, dhe ata i hodhën në letër mësimet e Tij. Këto shkrime përbëjnë Dhiatën e Vjetër. Dhiata e Re është një përmbledhje e rrëfimeve nga pasuesit e Jezusit që i përjetuan vetë ngjarjet si dhe letrave nga Pali dhe apostuj të tjerë. Të dyja këto dhiata më vonë u përkthyen dhe u përmblodhën në librin që sot e njohim si Bibla e Shenjtë.
Libri i Mormonit
Libri i Mormonit është një libër i frymëzuar i shkrimit të shenjtë që ekziston për të na dhënë drejtim në jetën tonë dhe për të na lidhur me Jezusin. Nga vjen emri? Qindra vjet më parë, një profet i lashtë, i quajtur Mormon, përpiloi një anal të popullit të tij. Ndodhi që ata u përballën me shumë prej të njëjtave sfidave me të cilat përballemi ne. Dhe njësoj si ne, ata gjetën forcë kur u kthyen te Jezu Krishti. Sot, Libri i Mormonit ka për qëllim që të lexohet së bashku me Biblën si një mënyrë për t’u ndier më pranë Perëndisë dhe për ta kuptuar dashurinë e Tij të madhe për të gjithë ne.
Këtu keni një përmbledhje të shkurtër të historisë epike mijëvjeçare që përmbahet në Librin e Mormonit:
Në thelb, Libri i Mormonit është historia e një familjeje. Lehi është një profet në Jerusalem. Perëndia e paralajmëron Lehin në një ëndërr që ta marrë familjen e vet dhe të largohet nga Jerusalemi sepse shpejt vendi do të shkatërrohet. Ata kalojnë oqeanin drejt kontinentit amerikan. Lamani dhe Lemueli, djemtë më të mëdhenj të Lehit, nuk besojnë se babai i tyre frymëzohet nga Perëndia. Vëllai i tyre më i vogël, Nefi, është plot me besim. Nefi zgjidhet nga Perëndia për ta drejtuar familjen dhe për të qenë mësuesi i tyre.
Përfundimisht njerëzit ndahen në dy grupe: nefitët dhe lamanitët. Këto grupe janë shpesh në luftë me njëri‑tjetrin dhe besimi i tyre te Jezusi vihet vazhdimisht në provë. Ky besim i mbush faqet e Librit të Mormonit në një formë predikimesh të fuqishme, mësimesh për jetën dhe përvojash shpirtërore.
Pasi Jezusi ringjallet, Ai u shfaqet njerëzve në kontinentin amerikan. Ai u mëson atyre për pagëzimin dhe faljen. Ai i shëron të sëmurët dhe i bekon fëmijët e tyre. Ai themelon Kishën e Tij. Ndryshe nga njerëzit në Jerusalem, njerëzit në kontinentin amerikan e dëgjojnë Jezusin. Pas vizitës së Tij, ata jetojnë në paqe për qindra vjet.
Me kalimin e kohës, njerëzit e humbasin besimin e tyre dhe lufta shpërthen sërish, gjë që e zhduk pothuajse të gjithë popullsinë.
Sikurse Bibla, Libri i Mormonit ka shumë autorë. Ai është një përmbledhje e ditarëve dhe historive që kaluan nga një shkrues te një tjetër për një periudhë gati 1 000 vjeçare. Autori i parë është profeti Nefi, i cili u largua nga Jerusalemi me familjen e tij në vitin 600 pr. K. dhe erdhi në kontinentin amerikan. Nefi ia kaloi analin vëllait të tij më të vogël, i cili më pas ia dha atë birit të tij. Secili autor gjithmonë ia dha analin dikujt që i mirëbesonte. Mormoni ishte profeti i cili i bashkoi të gjitha shkrimet në një libër të vetëm. Prandaj, libri u quajt Libri i Mormonit.
Në vitin 1823, Jozef Smithin e drejtuan për te këto anale të lashta dhe i përktheu ato me anë të fuqisë së Perëndisë.
Libri i Mormonit e përkrah Biblën dhe shpesh i qartëson mësimet e Jezu Krishtit. Për shembull, librat e Markut dhe Llukës te Bibla na tregojnë të njëjtat histori për Jezusin, por ju mund të mësoni më shumë duke i lexuar të dy këndvështrimet.
Së bashku, Libri i Mormonit dhe Bibla, përmbajnë frymëzim, udhërrëfim dhe udhëzim me vlerë të mijëra vjetëve. Ata tregojnë se Perëndia e do dhe i udhërrëfen njerëzit nga të gjitha anët e botës. Duke i studiuar të dy librat, ju mund të merrni një kuptueshmëri më të mirë për atë se kush është Perëndia dhe çfarë do Ai për ju.
Mënyra e jetesës
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë si çdokush tjetër. Në fakt, ju mund të habiteni thjesht nga fakti se sa të zakonshëm mund të jenë ata! Jeta e tyre ka ulje, ngritje dhe gjithçka të ndërmjetme. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme njihen që janë njerëz të lumtur, të qetë por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë sfida. Çdo njeri në këtë jetë po përballet me një betejë të vështirë, por nëse bëni më të mirën tuaj për ta jetuar ungjillin e Jezu Krishtit, ju mund të keni forcë dhe paqe shtesë për t’ia dalë mbanë.
Për sa i përket mënyrës së jetesës, shenjtorët e ditëve të mëvonshme përpiqen ta mbajnë Jezusin në qendër të jetës së tyre. Bindjet e tyre për Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij ndikojnë në vendimet e tyre të përditshme për mënyrën se si flasin, vishen dhe veprojnë. Për shembull, ata përpiqen që ta shmangin punën të dielave në mënyrë që të mund të marrin pjesë në kishë, t’u shërbejnë të tjerëve dhe të kalojnë kohë me familjet e tyre. Anëtarët besnikë të Kishës gjithashtu nuk pinë duhan, nuk pinë alkool dhe nuk luajnë kumar.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit zgjedhin që të mos pinë birrë sepse ne besojmë në ligjin e frymëzuar të shëndetit që na nxit të kujdesemi për trupat tanë. Pjesa më e madhe e ligjit përbëhet nga gjëra gjykimi të shëndoshë. Nuk lejohen drogat e paligjshme. Nuk lejohet alkooli. Nuk lejohet duhani. Por pavarësisht këtyre, ai gjithashtu thotë se nuk lejohet kafeja ose çaji. Ne nuk e dimë me saktësi arsyen, por ne besojmë se udhëzimet erdhën nga Perëndia, ndaj përpiqemi të heqim dorë nga ato lëndë.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka shumë tradita dhe zakone kulturore që përqendrohen te familja. Për shembull, anëtarët e Kishës ruajnë një natë çdo javë për mbrëmjen e shtëpisë. Veprimtaritë e tjera gjatë gjithë javës përfshijnë mbledhjet e Kishës si një veprimtari ku secili sjell diçka dhe projektet e shërbimit ose grupet rinore për adoleshentë. Shumë nga traditat tona janë standarde si kremtimi i festave me familjet tona. Të tjerat janë më unike si për shembull kur i jepet një bekim i shenjtë një foshnjeje gjatë kishës. Si familje, ne lutemi së bashku, i lexojmë shkrimet e shenjta së bashku dhe të dielën e parë të çdo muaji, ne agjërojmë 24 orë së bashku.
Jo. Familjet e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme kanë madhësi nga më të ndryshmet. A kemi një madhësi të rekomanduar familjeje? Përsëri jo. Ky është një vendim thellësisht vetjak. Familjet e dashura mund të jenë të mëdha ose të vogla ose diçka në mes.
Jo. Në historinë e hershme të Kishës, Zoti udhëzoi që një numër i kufizuar i anëtarëve të Kishës të ushtronte martesën me shumë gra. Megjithatë, në fund të viteve 1800 u mor zbulesa që t’i jepej fund asaj praktike. Që nga ajo kohë, Kisha ka dhënë mësim se monogamia është praktika e martesës që Zoti e urdhëron sot. Ndonëse disa njerëz sot ende e ushtrojnë poligaminë, këta njerëz nuk janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një vend i sigurt ku njerëzit mund të vijnë me shpresën për një jetë më të mirë nëpërmjet Jezu Krishtit. Kisha siguron mjete të shenjta, praktika dhe mësime që ju ndihmojnë të krijoni një marrëdhënie me Perëndinë dhe ta ushqeni atë marrëdhënie. Dhe mbi të gjitha këto, të jesh një anëtar i Kishës do të thotë t’i përkasësh një komuniteti njerëzish që interesohen për njëri tjetrin.
Po, edhe si familje individuale edhe si Kishë. Në fund të fundit, nëse lindja dhe Ringjallja e Krishtit nuk ia vlejnë që të kremtohen, atëherë çfarë ia vlen? Ndonjëherë njerëzit na ngatërrojnë me disa fe të krishtera që nuk i kremtojnë ditët e festave, por jini të sigurt që ne i festojmë.
Shërbesat në kishë
Oraret e shërbimit në Kishë ndryshojnë nga bashkësia në bashkësi. Sidoqoftë, ju gjithmonë mund të planifikoni për një mbledhje kryesore për këdo si dhe një klasë të veçantë që ndahet sipas grupmoshave ose organizatave.
The service for everyone is called “sacrament meeting.” This meeting consists of songs, prayers, and sermons (or “talks”) given by different members of the congregation every week. But the most important part of the meeting is when we take the sacrament (or Communion) to remember the Savior.
Ka një numër në rritje të njerëzve që nuk e pranojnë idenë e fesë së organizuar dhe parapëlqejnë të jenë shpirtërorë sipas mënyrës së tyre, dhe përpiqen të bëjnë një jetë të mirë. Por njerëzit kanë nevojë edhe për fenë e organizuar, edhe për shpirtshmërinë individuale. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme siguron strukturën dhe autoritetin e priftërisë, të domosdoshme për t’i plotësuar të gjitha urdhërimet e Perëndisë duke përfshirë pagëzimin dhe marrjen e sakramentit (ose kungimin). Ju duhet të shkoni në kishë të dielave ndërsa gjithashtu bëni një përpjekje për të qenë shpirtërorë dhe për tʼu shërbyer të tjerëve gjatë gjithë javës.
Thjesht përpiquni të dukeni këndshëm. Jeni të mirëpritur të vini me çfarëdo veshjeje me shije që ndiheni rehat. Sa për informacion, pjesa më e madhe e burrave veshin kostume ose këmisha me kopsa dhe kollare dhe gratë veshin zakonisht fustane ose funde. Edhe fëmijët gjithashtu vishen me rroba formale.
Ne shpresojmë se jo. Shumë nga anëtarët tanë vijnë në kishë vetë çdo javë. Sidoqoftë, nëse do të donit që dikush të merrte pjesë me ju herën e parë, ndihuni i/e lirë të viheni në kontakt me misionarët/et e zonës, që mund t’ju gjejnë një mik ose mikeshë me të cilin/cilën të uleni. Është gjithmonë e vështirë të jesh i/e ri/e – pavarësisht nga situata – por me kalimin e kohës ju do të njiheni me anëtarët e tjerë të bashkësisë suaj dhe do të ndiheni si në shtëpi.
Po! Jeni të ftuar që të bashkoheni me ne për aktivitetet javore, takimet shoqërore, projektet e shërbimit dhe shërbesat e kishës. Do të na pëlqente shumë të kishim mundësi t’ju njihnim dhe do ta vlerësojmë përfshirjen tuaj në komunitet.
Jo. Vizitorëve nuk u kërkohet të bëjnë ndonjë gjë. Kur buka dhe uji i sakramentit (ngjashëm me kungimin) i shpërndahen bashkësisë, ju thjesht mund t’ia kaloni tabakanë personit tjetër. Përveç kësaj, ndihuni të lirë ta shijoni shërbimin. Në një klasë të Shkollës të së Dielës, mësuesi/ja shpesh kërkon vullnetarë që të lexojnë nga shkrimet e shenjta. Nëse nuk parapëlqeni të merrni pjesë, thjesht mos e ngrini dorën.
Kjo ndoshta varet nga madhësia e bashkësisë që po vizitoni. Disa bashkësi janë aq të mëdha saqë anëtarët e rregullt mund ta dallojnë ose të mos e dallojnë se jeni vizitor. Të tjera janë kaq të vogla saqë të gjithë anëtarët e njohin njëri tjetrin dhe sigurisht do ta dallojnë dhe do ta mirëpresin një të ardhur rishtas. Cilado qoftë mënyra, mos ngurroni të thoni se kush jeni ose të bëni pyetje. Çdokush do të jetë i/e lumtur që jeni atje.
Ato munden dhe e bëjnë. Ato predikojnë nga foltorja, shërbejnë si misionare, udhëheqëse, këshilltare dhe mësuese, bashkë me shumë përgjegjësi të tjera.
Jo. Ne nuk bëjmë thirrje për dhurime apo lëmosha.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u organizua zyrtarisht në Fajetë, Nju Jork, në vitin 1830. Presidenti i parë i Kishës ishte Jozef Smithi. Ai pati një vegim për Jezu Krishtin dhe Perëndinë Atin dhe u thirr si profet për të rivendosur Kishën e Jezu Krishtit. Ai mori priftërinë e Perëndisë, përktheu Librin e Mormonit dhe dërgoi misionarë për ta predikuar ungjillin nëpër Amerikën e Veriut dhe jashtë saj.
Selia e Kishës u shpërngul në Ohajo, Misuri dhe Ilinois për t’i shpëtuar përndjekjes dhe për të gjetur një vend ku të mblidheshin anëtarët e saj. Për shkak të dyshimit dhe konflikteve politike vendore, profetin Jozef Smith e burgosën në mënyrë të paligjshme në vitin 1844 dhe e vrau një turmë.
Brigam Jangu u bë presidenti tjetër i kishës. Ai i udhëhoqi shenjtorët nëpër rrafshnaltat e Shteteve të Bashkuara [duke udhëtuar] me karro të mbuluara për në Malet Shkëmbore të Jutës. Që nga ajo kohë, kisha është rritur jashtëzakonisht në të gjithë botën. Sot, ka mbi 16 milionë anëtarë të shpërndarë në mbi 170 vende në të gjithë botën.
Jeta e Jezu Krishtit
Ringjallje do të thotë ribashkim i shpirtit dhe i trupit pas vdekjes, për të mos u ndarë më kurrë. Jezusi u ngrit prej së vdekurish, ose u ringjall, tri ditë pas Kryqëzimit të Tij. Ai ende jeton sot dhe ne gjithashtu do të ringjallemi dhe mund të jetojmë sërish me Perëndinë.
Askush nuk e di se kur do të jetë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit por ne vërtet e dimë se Ai do të vijë përsëri. Engjëjt u shpallën Apostujve të Jezusit: “Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell” (Veprat e Apostujve 1:11). Bibla dhe Libri i Mormonit flasin për shenjat që do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të tilla si luftëra, zi dhe predikim të ungjillit të Jezu Krishtit në të gjitha kombet.
Në Bibël, Jezusit i referohen me thuajse 200 emra, tituj dhe përshkrime të ndryshme. Shumë nga këta tituj e rrokin në mënyrë të mrekullueshme madhështinë dhe misionin e Tij.
-
Krisht
-
Shpëtimtar
-
Shëlbues
-
Bir i Perëndisë
-
Jehova
-
Qengj i Perëndisë
-
Buka e Jetës
-
Këshilltar
-
Emanuel
-
Drita e Botës
-
Zot
-
Mësues
-
Ndërmjetës
-
Uji i Gjallë
-
Princ i Paqes
-
Avokat
-
Mesia
-
I Shenjti i Izraelit
-
I Vetëmlinduri
-
Bariu i Mir
Natyra e Perëndisë
Ne të gjithë jemi fëmijë të Atit tonë Qiellor dhe ngaqë është një Atë i mirë dhe i dashur, Ai është i vetëdijshëm për ju. Ai ju njeh ju – sfidat tuaja, triumfet tuaja, pikat tuaja të forta dhe potencialin tuaj të jashtëzakonshëm. Dhe duke i ditur të gjitha këto, Ai ju do. Për Të asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa lumturia juaj. Kjo është arsyeja përse Ai do që ju ta njihni Atë.
Nëse po kërkoni prova të pamohueshme dhe shkencore se Perëndia ekziston, do të sugjeronim përdorimin e një qasjeje të ndryshme. Secili prej nesh mund të marrë njohurinë se Perëndia është i vërtetë, por kjo është diçka që ndodh përmes një procesi thellësisht vetjak të kërkimit të Tij nëpërmjet studimit, shërbimit, lutjes dhe frymëzimit hyjnor. Kur ne e kemi atë njohuri, mund të shohim fakte të Perëndisë kudo ku e hedhim vështrimin – në natyrë, në rrjedhën e jetës sonë të përditshme dhe në përgjigjet për lutjet tona.
Në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ndoshta asnjë titull për Perëndinë nuk është më i rëndësishëm sesa titulli Atë Qiellor. Kjo ndodh ngaqë ne besojmë se çdo person ka një shpirt dhe Perëndia është ati i atyre shpirtrave. Ne jemi në kuptimin e plotë të fjalës fëmijët e Tij dhe Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie me ne. Emra të tjerë të Perëndisë (të cilët vijnë nga gjuha hebraike) gjithashtu mund të gjenden në Bibël – të tilla si Elohim, Jahuej dhe Abba – që është mënyra se si Jezu Krishti iu drejtua Perëndisë kur u lut në Kopshtin e Gjetsemanit. Dhe çfarë do të thotë Abba? Atë.
Lutja
Bibla na nxit të lutemi, teksa jep shumë shembuj dhe këshilla mbi mënyrën se si ta bëjmë këtë:
Marku 11:24
“Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni.”
Kolosianëve 4:2
“Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.”
Jakob [Bibël] 5:16
“Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.”
1 Gjon 5:14
“Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson.”
Kur Jezu Krishti po i nxiste dishepujt e Tij që të luteshin, Ai bëri një lutje si shembull për ta. Kjo u bë e njohur si Lutja e Zotit dhe ne mund të lutemi duke përdorur të njëjtin model. Ne fillojmë duke iu drejtuar Perëndisë e duke i treguar mirënjohje, pastaj duke kërkuar për gjërat që kemi nevojë, përpara se ta mbyllim lutjen tonë me frazën “amen”. Ju mund të gjeni një rrëfim të kësaj si te Mateu 6:9–13 dhe te Lluka 11:1–4.
Ka shumë mënyra të ndryshme se si të lutemi. Mund të lutemi vetëm ose si familje. Mund të bëjmë lutje gjatë vakteve ushqimore, përpara se të flemë, si gjënë e parë në mëngjes, ose kurdoherë në fakt. Gjëja e rëndësishme është që të gjejmë kohën për t’ia shprehur sinqerisht mirënjohjen tonë Perëndisë dhe t’i kërkojmë ndihmë Atij.
Përveç lutjes, meditimi mund të na ndihmojë ta përqendrojmë mendjen tonë te Perëndia dhe të na ndihmojë ta ndiejmë Shpirtin. Në atë kuptim, meditimi është një formë lutjeje.
Tempujt dhe martesat
Varet. Tempujt janë të hapur vetëm për anëtarët e Kishës të cilët kanë punuar për t’u përgatitur që të përfitojnë sa më shumë nga përvoja e tyre në tempull. Por në fillim, kur ndërtohen tempujt, dhe në raste të tjera të veçanta, zhvillohen shtëpi të hapura për publikun në mënyrë që ata të mund të bëjnë një vizitë në mjediset e brendshme. Gjithashtu, shumë tempuj kanë qendra vizitorësh dhe rrethina që janë të hapura për të gjithë.
Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, një tempull është i ndryshëm nga ndërtesat e tjera të Kishës. Ai është një vend ku anëtarët e Kishës shkojnë që t’i bëjnë premtime Perëndisë. Kjo përfshin premtimet për t’i zbatuar urdhërimet, për të qenë bashkëshortë dhe bashkëshorte të mira dhe për të ndihmuar të përkujdesemi për njëri-tjetrin duke e ndarë atë që kemi, me të tjerët. Gjithashtu, për shkak se ne besojmë se familjet janë përgjithmonë, një pjesë madhe e punës së bërë brenda tempujve është për t’i bërë lidhjet familjare edhe më të forta. Martesat kryhen që të zgjatin për të gjithë kohën – jo vetëm “derisa vdekja t’ju ndajë”. Prindërit dhe fëmijët bëhen familje e përjetshme. Ne i kujtojmë paraardhësit tanë. Tempujt janë vende të ngarkuara me punë!
Familjet janë në qendër të planit të Perëndisë për lumturinë tonë dhe martesa ka për qëllim të zgjatë më tej sesa “derisa vdekja t’ju ndajë”. Në ceremoninë martesore në tempull, burri dhe gruaja bashkohen përgjithmonë. Kjo ceremoni martesore quhet “vulosje” në tempull sepse çifti bashkohet së bashku për këtë jetë dhe për përjetësinë. Nusja dhe dhëndri premtojnë ta nderojnë dhe ta duan njëri tjetrin plotësisht dhe zotohen t’i ndjekin mësimet dhe shembullin e Jezusit. Nëse ata i mbajnë këto premtime, në këmbim iu premtohet se martesa e tyre dhe familja e tyre do të vazhdojë në jetën tjetër.
Në tempujt e Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, bashkëshorti e bashkëshortja bashkohen përgjithmonë. Kjo ceremoni martesore quhet “vulosje” në tempull për shkak se çifti lidhet bashkë, për këtë jetë dhe për përjetësinë. Pas asaj ceremonie, gjithsesi, martesat shpesh kremtohen sipas traditës, me një pritje me të ngrënë, vallëzim dhe mbledhje së bashku për të kremtuar dashurinë.
Veshjet fetare specifike dhe unike janë diçka e zakonshme në shumë besime fetare. Veshjet fetare u shërbejnë qëllimeve të ndryshme. Veshjet e brendshme mormone, të quajtura në mënyrë më të përshtatshme veshjet e brendshme të tempullit, përbëhen nga dy pjesë, të ngjashme me një fanellë dhe pantallona të shkurtra. Ato vishen poshtë rrobave normale nga anëtarët në moshë madhore të Kishës. Ato shërbejnë si një kujtues për ta për premtimet që i kanë bërë Perëndisë. Ato konsiderohen të shenjta për anëtarët që i veshin.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund të martohen me kë të duan. Megjithatë, martesat e shenjta në tempull rezervohen vetëm për dy anëtarë të denjë të Kishës që të marrin pjesë në ceremoninë martesore që ndodh në tempull.
Jeta pas vdekjes
Për ne, qielli është të jetuarit në praninë e Perëndisë dhe të Jezusit përgjithmonë. Shkrimet e shenjta na japin njëfarë ideje se si do të jetë ai. Jezusi shpalli: “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa” (Gjoni 14:2). Një nga gëzimet më të mëdha të qiellit është që nëse jemi të drejtë, ne mund të jetojmë me familjet tona përgjithmonë dhe të bëhemi “trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit” (Romakëve 8:17). Sigurisht, ne nuk dimë çdo detaj se si do të jetë qielli, por përfundimisht, ne besojmë se është një vend “lumturie të pafund” (Mosia 2:41), që tingëllon mjaft e mirë.
Ne kemi një pikëpamje të ndryshme për ferrin nga pamjet e llavës, zjarrit dhe sfurqeve të portretizuara në filma. Për ata që zgjedhin të mos e ndjekin Perëndinë në këtë jetë, shpirti i tyre do të shkojë në një ferr të përkohshëm kur të vdesin. Në këtë rast, “ferri” nënkupton më shumë një gjendje të mendjes sesa një vend aktual. Dhembja do të vijë nga keqardhja dhe hidhërimi – jo nga zjarri dhe squfuri.
Por Perëndia dhe Jezusi janë pafundësisht të drejtë e të mëshirshëm. Ne besojmë se ata njerëz që nuk patën mundësi për ta njohur Jezusin dhe për ta pranuar Atë në këtë jetë, do ta kenë atë mundësi pasi të vdesin. Atyre do t’u mësohet ungjilli i Tij dhe nëse kthehen te Perëndia, ata do të kenë një vend në qiell pas Gjykimit Përfundimtar.
Gjykimi Përfundimtar do të ndodhë pasi Jezusi të kthehet në tokë dhe ne të ringjallemi. Nisur nga veprimet tona dhe dëshirat e zemrës sonë, ne do të përjetojmë “shkallë lavdie” të ndryshme, siç përshkruhen te 1 Korintasve 15:41–42: “Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli. Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve.” Për shkak të dashurisë dhe kuptueshmërisë së përsosur të Shpëtimtarit, çdo njeri prapëseprapë do të ketë një jetë më të mirë sesa e patën në tokë, por vetëm ata që e ndoqën Perëndinë, do të jenë në gjendje të jetojnë drejtpërsëdrejti në praninë e Tij.
Kur shenjtorët e ditëve të mëvonshme martohen, ata e kuptojnë se martesa ka për qëllim që të zgjatë përgjithmonë. Ceremonitë martesore në tempuj përmbajnë fjalët “për kohën dhe gjithë përjetësinë” jo “derisa vdekja t’ju ndajë”. Por nuk janë fjalët ato që e bëjnë të mundur martesën e përjetshme, është fuqia e Perëndisë. Fëmijët që lindin nga çifte të martuara në tempuj, automatikisht “vulosen” me prindërit e tyre. Familjet që bashkohen me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme më vonë gjatë jetës, mund të shkojnë gjithashtu në tempull për t’u vulosur së bashku.
Kapërcimi i Sfidave
Është normale të jemi të trishtuar. Ju mund të jeni të trishtuar dhe ende të keni besim se Perëndia ju do dhe se gjërat do të jenë në rregull në fund. Mos kini frikë t’i flitni dikujt rreth ndjenjave tuaja, të tillë si një këshilluesi për hidhërimin, një pjesëtari të familjes, një miku të mirëbesuar apo një udhëheqësi fetar. Lejojini t’ju ngushëllojnë, edhe nëse nuk mund ta kuptojnë tërësisht gjendjen përmes së cilës po kaloni.
Ju gjithashtu mund të gjeni paqe në ungjillin e Jezu Krishtit. Perëndia është aty dhe Ai tregon kujdes për ju dhe është i vetëdijshëm për ju. Jezusi mori mbi veten e Tij gjithë vuajtjen kështu që Ai do të dinte se si t’ju ndihmonte për ta kapërcyer vuajtjen tuaj. Ju mund të jeni me njerëzit tuaj të dashur përsëri pas vdekjes. Këto mësime nuk e largojnë të gjithë dhembjen, por ato mund të sigurojnë shpresë dhe kuptueshmëri.
“Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan” (Zbulesa 21:4).
Lumturia është një zgjedhje. Ne mund të zgjedhim të jemi të lumtur edhe kur gjërat shkojnë keq. Ne duhet të kujtojmë se Perëndia na do dhe se “të gjitha gjëra[t] bashkëveprojnë për të mirë” (Romakëve 8:28). Jemi këtu që të rritemi përmes sfidave, por ne jemi gjithashtu këtu për të gjetur lumturinë përgjatë udhës. Ne mund ta zgjedhim lumturinë duke mos e krahasuar veten me të tjerët, duke qenë mirënjohës për gjërat që kemi, duke e rrethuar veten me njerëz pozitivë, duke u shërbyer të tjerëve dhe duke e dalluar dorën e Perëndisë në jetën tonë. Libri i Mormonit na tregon se “njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim” (2 Nefi 2:25).
Kjo është një pyetje e vështirë. E gjitha fillon me gjërat e thjeshta. Gjëja e parë është që të kemi një dëshirë për të ndryshuar dhe shpresë se kjo është e mundur. Ju mund ta arrini atë me ndihmën e Perëndisë. Libri i Mormonit na tregon se “nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta gjëra të mëdha bëhen” (Alma 37:6).
Zgjidhni disa gjëra të vogla për të cilat të punoni. Këto mund të jenë synime shpirtërore si lutja, leximi i shkrimeve të shenjta ose vajtja në kishë. Ju gjithashtu mund të vendosni synime për t’i kapërcyer zakonet e këqija ose mëkatet. Jezusi e pagoi çmimin për të gjitha gabimet, mëkatet dhe pikëllimet tona, për shkak se askush prej nesh nuk është i përsosur. Nëse nuk e dini se çfarë duhet të ndryshoni, provoni të pyetni Perëndinë. Ju mund të takoheni gjithashtu me misionarët, të cilët mund t’ju ndihmojnë të dini më shumë rreth asaj që Perëndia dëshiron për ju.
Pagëzimi
Po. Jezusi e bëri të qartë te Gjoni 3 se lindja nga uji dhe nga shpirti ishte e domosdoshme për të hyrë në mbretërinë e Qiellit.
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se njerëzit duhet të jenë të aftë të dallojnë të drejtën nga e gabuara kur ata pagëzohen. Kjo është arsyeja pse anëtarët e Kishës nuk e praktikojnë pagëzimin e foshnjave. Përkundrazi, fëmijët mund të pagëzohen duke filluar nga mosha tetë vjeç.
Nëse pagëzimi është kryer pa autoritetin e duhur ose në një mënyrë jo të përputhshme me mënyrën se si u pagëzua Shpëtimtari, atëherë do të duhet që të kryhet sërish. Pagëzimi është kushti paraprak për anëtarësinë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Perëndia ka siguruar një mënyrë që çdokush tʼi marrë të gjitha bekimet e Tij – madje edhe pas vdekjes. Pagëzimet dhe ordinanca të tjera thelbësore, mund të kryhen në emër të atyre që kanë vdekur pa e pasur mundësinë. Apostulli Pal foli për pagëzimin për të vdekurit në Bibël (shih 1 Korintasve 15:29) dhe anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e vazhdojnë të njëjtën praktikë në tempuj sot.
Ja se si funksionon: Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme e studiojnë historinë e tyre familjare për të zbuluar emrat të njerëzve që kanë vdekur pa u pagëzuar. Anëtarët më pas pagëzohen në emër të atyre paraardhësve në tempull. Ky shërbim për të tjerët ofrohet me dashuri – dhe për shkak se jeta vazhdon pas vdekjes, ata që kanë vdekur, janë në dijeni për ordinancat dhe mund të zgjedhin t’i pranojnë apo jo.
Pasi një njeri pagëzohet, ata me autoritetin e duhur të priftërisë i vendosin duart e tyre në kokën e personit të pagëzuar për ta “konfirmuar” një anëtar të Kishës dhe për t’i dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë.
Jezusi dha mësim se për të hyrë në mbretërinë e qiejve, kërkohet pagëzimi. Por çfarë ndodh me njerëzit që vdesin pa qenë të pagëzuar ose madje pa pasur dijeni për Jezusin? Si mund të shpëtohen edhe ata?
Fatmirësisht, Perëndia është i dashur dhe ka siguruar një mënyrë për cilindo që t’i marrë të gjitha bekimet e Tij – madje edhe pas vdekjes. Në tempull, pagëzimet dhe ordinanca të tjera thelbësore kryhen në emër të atyre që kanë vdekur pa pasur mundësinë. Apostulli Pal foli rreth pagëzimit për të vdekurit në Bibël (1 Korintasve 15:29) dhe anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e vazhdojnë edhe sot atë praktikë në tempuj.
Ja se si funksionon: Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e studiojnë historinë familjare për të gjetur emrat e njerëzve që kanë vdekur pa qenë të pagëzuar. Pastaj ata pagëzohen në emër të atyre paraardhësve në tempull. Ky shërbim për të tjerët jepet me dashuri dhe për shkak se jeta vazhdon pas vdekjes, ata që kanë vdekur, janë në dijeni të ordinancave dhe mund të zgjedhin t’i pranojnë ose jo ato.
Puna misionare
Çdo anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka një detyrë për ta shpërndarë ungjillin; megjithatë, është gjithmonë një zgjedhje për këdo që të shërbejë një mision kohëplotë. Njerëzit e rinj në moshë nxiten veçanërisht që të shërbejnë një mision sepse është një mundësi e shkëlqyer nxënieje, shërbimi dhe rritjeje.
Jo. Në fakt, shumë misionarë/e e paguajnë vetë [çdo gjë] sipas mënyrës së tyre për misionin. Shpesh, ata do të kursejnë vite me radhë. Ndonjëherë, familjet do të bëjnë sakrifica financiare për të dërguar një misionar/e.
Jo. Në fakt, “Plaku” nuk është një emër por një titull për misionarët meshkuj. Misionareve femra u drejtohen në mënyrë të ngjashme si “Motra”, që pasohet nga mbiemri i tyre. “Plaku” dhe “Motra” janë tituj respekti dhe nderi.
Jo. Udhëheqësit e frymëzuar të Kishës e caktojnë çdo misionar në një zonë të caktuar se ku do të shërbejnë. Disa do të rrinë në vendin e tyre të lindjes dhe disa do të shkojnë jashtë vendit, por të gjithë misionarët shërbejnë duke e ditur si përfundim që thirrja vjen nga Perëndia.
Në varësi të ditëve, ju mund t’i gjeni misionarët duke vizituar të tjerët, duke dalë vullnetarë në komunitet, duke dhënë mësim rreth Perëndisë dhe më tepër. Ata nuk janë kurrë tepër të zënë me punë për t’ju ndihmuar.
Puna në dyshe i ndihmon misionarët/et për të qenë të sigurt. Gjithashtu i përngjan mënyrës se si Jezusi udhëzoi: “Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy” (Marku 6:7).
Ka mbi 65000 misionarë kohëplotë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme anekënd botës. Ka të ngjarë që në zonën tuaj vendore të ketë misionarë.
Hapi i parë është të takoheni me misionarët/et. Ata/o do t’ju mësojnë bindjet dhe praktikat bazë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ata/o gjithashtu mund t’i përgjigjen çdo pyetjeje që keni në lidhje me Kishën dhe t’ju bëjnë të ditur se çfarë pritet nga anëtarët e saj.
Ju gjithashtu duhet të filloni të merrni pjesë në shërbimet e adhurimit. Ju do të zbuloni gëzimin e përkatësisë në një komunitet njerëzish që kujdesen për njëri tjetrin dhe përpiqen fort ta ndjekin shembullin e Jezu Krishtit.
Sapo të jeni gati për t’u bashkuar me Kishën, ju mund të zgjidhni që të pagëzoheni dhe të bëheni një anëtar zyrtar. Ju mund të pagëzoheni ose nga misionarët ose nga dikush që keni arritur ta njihni në kishë.