Çfarë Bën Komuniteti i Kishës Tonë?

Kisha nuk është thjesht një vend për të adhuruar Perëndinë, është gjithashtu një vend për t’i shërbyer Atij. Dhe një nga mënyrat më të mira për t’i shërbyer Perëndisë është duke u kujdesur për njerëzit rresh nesh. Kjo mund të nënkuptojë t’i çojmë një vakt të ngrohtë dikujt në nevojë ose thjesht të jemi një mik/e i/e mirë. Anëtarët e Kishës dalin vullnetarë gjithashtu që të plotësojnë role të caktuara në bashkësinë e tyre, si mësimdhënia në Shkollën e së Dielës, luajtja në muzikë, organizimi i veprimtarive ose bërja e punës misionare.

Bashkësitë tona, të quajtura kunje ose degë, përbëhen nga anëtarë të Kishës në lagjet më të afërta të banimit. Lagjja juaj në Kishë mund të bëhet më shumë si një rreth familjar. Ju madje mund t’i keni dëgjuar anëtarët e Kishës sonë që e thërrasin njëri-tjetrin “vëlla” ose “motër”.

Kujdesi ndaj të tjerëve

Një program i quajtur Dhënia e Shërbesës na ndihmon të sigurohemi që të gjithë anëtarët e Kishës të kenë një mik/e tek i/e cili/a të mbështeten në kohë nevoje. Të rriturve dhe rinisë u kërkohet të shoqërohen dhe të kujdesen për individë dhe familje të caktuara. Dhënia e shërbesës na ndihmon ta ndjekim shembullin e Jezusit për mënyrën se si ta duam fqinjin tonë si veten. Ne e vizitojmë njëri–tjetrin, lutemi për njëri–tjetrin, i shërbejmë njëri-tjetrit dhe e ngushëllojmë njëri–tjetrin.

Koha Familjare

 
Për shkak se familjet janë kaq të rëndësishme, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme zënë një mbrëmje në javë për një mbrëmje me familjen, zakonisht e quajtur si Mbrëmja Familjare (MF). Ata kalojnë kohë së bashku, mësojnë ungjillin, hanë gosti dhe argëtohen.
Ejani, bëhuni pjesë e familjes sonë të kishës
Gjejeni një Kishë Pranë Jush

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme siguron gjithashtu orë mësimore dhe programe për ta ndihmuar çdo anëtar të jetojë një jetë më të lumtur e më përmbushëse.

Grupimi i grave

Grupimi i grave quhet Shoqata e Ndihmës. Edhe pse mund të mos keni dëgjuar për të, është një nga organizatat më të mëdha të grave në botë. Është një motëri e zotuar për të ndihmuar nevojtarët, për të ndërtuar besimin dhe për t’i forcuar familjet. Shoqata e Ndihmës zhvillon veprimtari të ndryshme shoqërore dhe shërbimi gjatë gjithë vitit. Ejani, bashkohuni me ne!

Grupimi i burrave

Grupimi i burrave quhet Kuorumi i Pleqve. Si pjesë e Kishës, ata takohen së bashku për mësime që ndërtojnë besimin. Një nga përgjegjësitë e tyre madhore është shërbimi, ata kujdesen për njerëzit e ve, bëjnë punë në oborr ose madje bartin mobilie. Ata shpesh organizojnë veprimtari shoqërore siç janë pjekja e mishit në natyrë ose organizime sportive.

Grupimet e të rinjve dhe të rejave

Të rinjtë dhe të rejat e moshave 12–17 vjeç kanë klasat e tyre të Shkollës të së Dielës gjatë kishës. Një mbrëmje në javë, ata mblidhen për veprimtari siç janë ngjitja në mal, organizime sportive, projekte shërbimi dhe mësime mbi aftësitë për jetën. Ata gjithashtu zhvillojnë vallëzime disa herë në vit.

Klasat për fëmijët

Fëmijët e moshave 3–11 vjeç frekuentojnë klasën e Shkollës të së Dielës që quhet Fillore. Të dielave, fëmijët e Fillores këndojnë këngë, marrin pjesë në veprimtari argëtuese të të nxënit dhe mësojnë për Jezusin dhe mësimet e Tij.

Pyetje të Zakonshme

Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.

Eksploroni më shumë tema

Krijimi i një Familjeje të Fortë

Perëndia krijoi familjet në mënyrë që ne të mund të gjejmë lumturi, të mësojmë në një mjedis të dashur dhe të përgatitemi për jetën e përjetshme së bashku.

Ndjekja e Jezu Krishtit

Kush është Jezu Krishti? Jezusi është Shpëtimtari i botës. Ndërsa e ndjekim Atë, ne gjejmë paqe dhe lumturi më të madhe në jetë.

Kisha e Jezu Krishtit

Kur Jezusi ishte në tokë, Ai themeloi Kishën e Tij. Po e njëjta Kishë ekziston sot.

Të Vijmë më Afër Perëndisë

Ai është Ati ynë. Ai krijoi botën dhe të gjithë ne. Ai ju njeh dhe ju do.

Shërbimet e adhurimit

Kisha është një strehë nga rrëmuja e jetës së përditshme. Frekuentimi në shërbesat kishtare na jep kohë për t’u përqendruar tek adhurimi i Perëndisë dhe dashuria për njerëzit rreth nesh. Është një rimbushje shpirtërore dhe një mënyrë e përsosur për të na ndihmuar ta kemi Jezusin para nesh dhe qendrën e jetës sonë.

Si ta Gjej Kishën e Duhur të Krishterë?

Kur kërkoni një Kishë, është e dobishme të mendoni rreth asaj që kanë dhënë mësim Jezusi e apostujt dhe profetët e Tij.

6 Mënyra se si Kisha Mund të Jetë Dobiprurëse në Jetën Tuaj

Gjithmonë do të ketë pengesa për të mos e frekuentuar kishën. Ndoshta ju punoni ose dilni për stërvitje të dielave, nuk mendoni se kisha është e nevojshme ose thjesht doni të çlodheni pas një jave të mbingarkuar. Çfarëdo pengese që të hasni, ju do të jeni të bekuar po të zgjidhni t’i zbatoni urdhërimet e Perëndisë për të adhuruar në kishë. Këtu janë gjashtë arsye përse ju duhet të shkoni në kishë:

Si Bëheni Anëtarë/e?

Njerëzit mund të mësojnë rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në shumë mënyra. Ju mund të frekuentoni mbledhjet e kishës, të pyesni miq që janë anëtarë se çfarë besojnë ose të takoheni me misionarët tanë. Pasi të mësoni rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe dëshironi të bëheni anëtar/e, ju mund të zgjidhni të pagëzoheni.