Si ta Gjej për Vete Kishën e Duhur të Krishterë?

“Në cilën Kishë të shkoj? A shqetësohet Perëndia për faktin se cilën Kishë frekuentoj?” Ju mund të keni bërë pyetje si këto ndërsa keni marrë parasysh vendin e fesë në jetën tuaj. Kur kërkoni një Kishë, është e dobishme të mendoni rreth asaj që kanë dhënë mësim Jezusi e apostujt dhe profetët e Tij.

Gjeni një komunitet besimtarësh

Si një nga Dhjetë Urdhërimet e Tij, Perëndia tha: “Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar” (Eksodi 20:8). Një nga mënyrat se si ne e mbajmë të shenjtë ditën e Shabatit është duke shkuar në kishë. Jezusi gjithashtu dha mësim: “Ju do të mblidheni shpesh së bashku” (3 Nefi 18:22). Perëndia dëshiron që ne të shkojmë rregullisht në Kishë për ta adhuruar Atë dhe që të forcohemi nga besimtarët e tjerë.

Përveçse të shkojmë në Kishë të dielave, Perëndia dëshiron që ne ta ushtrojmë besimin tonë çdo ditë. Ai na tha: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mateu 22:39). Ndërsa kërkojmë mënyra për të dashur, shërbyer dhe shfaqur rregullisht talentet tona si pjesë e një komuniteti të Kishës, ne jemi duke bërë atë që Perëndia dëshiron nga ne.

Gjeni një Kishë që udhëhiqet nga Jezu Krishti

Në Bibël, Apostulli Pal dha mësim se Kisha e Jezusit është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes” (Efesianëve 2:20). Jezusi është kreu i Kishës së Tij dhe Ai thërret apostuj dhe profetë për ta ndihmuar Atë t’i udhërrëfejë dhe mësojë njerëzit e Tij. I njëjti organizim me apostuj dhe profetë ekziston sot në Kishën e Krishtit – Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Në vitin 1820, një i ri i quajtur Jozef Smith u gjunjëzua në lutje, duke i kërkuar Perëndisë se me cilën nga të gjitha kishat e krishtera duhej të bashkohej. Kjo lutje çoi sërish në fillimin e rivendosjes së të vërtetave të humbura nga Perëndia dhe komunikimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet një profeti. Perëndia dhe Jezu Krishti e udhëzuan Jozefin që të mos bashkohej me ndonjë nga kishat ekzistuese. Përkundrazi, Jozefi u thirr të ishte profet dhe të organizonte Kishën e rivendosur të Krishtit, Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Zbuloni bekime nëpërmjet adhurimit dhe shërbimit

Perëndia dëshiron që t’ju japë bekime, përfshirë bekimin e lumturisë. Ju mund të gjeni lumturi thjesht duke qëndruar me bashkëbesimtarët dhe duke shërbyer e duke adhuruar me ta.

Një bekim tjetër nga ardhja në kishë rregullisht është pjesëmarrja në sakrament (ose kungim). Përpara se Ai të vdiste, Jezusi mori bukë dhe verë, e bekoi dhe ua dha dishepujve të Tij. Ai u tha atyre se ato përfaqësonin trupin dhe gjakun e Tij dhe se ata duhej të vazhdonin të merrnin bukë dhe verë shpesh për ta kujtuar Atë (shih Lluka 22:19–20 dhe 3 Nefi 19:1–11).

 

Kushtojini vëmendje të veçantë mënyrës se si ndiheni në kishë. Perëndia do t’jua bëjë të ditur nëse jeni në vendin e duhur, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Shpirti do t’ju ndihmojë të ndieni “…dashuri, gëzim, paq[e], durim, mirëdashj[e], mirësi, [dhe] besim” (Galatasve 5:22).

Gjejeni një Kishë Pranë Jush

Kisha e Jezu Krishtit është për të gjithë botën. Kjo do të thotë se me gjasë ju do të mund të gjeni një bashkësi të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme afër shtëpisë suaj.

Ejani dhe frekuentoni një shërbesë kishe. Të gjithë vizitorët janë të mirëpritur!
Gjejeni një Kishë Pranë Jush