Si të Bëhem Anëtar/e i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Njerëzit mund të mësojnë rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në shumë mënyra. Ju mund të frekuentoni mbledhjet e kishës, të pyesni miq që janë anëtarë se çfarë besojnë ose të takoheni me misionarët tanë. Pasi të mësoni rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe dëshironi të bëheni anëtar/e, ju mund të zgjidhni të pagëzoheni.

Ejani në kishë – çdokush është i ftuar!

Nuk është e nevojshme të jeni anëtar për të frekuentuar një shërbesë adhurimi. Vizitorët janë gjithnjë të mirëpritur! Shërbesat tona të adhurimit të dielën përfshijnë marrjen e sakramentit (ose kungimin) dhe pjesëmarrjen në Shkollën e së Dielës dhe orë të tjera mësimore në kishë.

Ejani të frekuentoni një shërbesë në kishë. Të gjithë vizitorët janë të mirëpritur!
Gjejeni një Kishë Pranë Jush

Takohuni me misionarët

Takimi me misionarët, qoftë përballë ose në internet, është një nga mënyrat më të efektshme për të mësuar rreth bindjeve tona. Misionarët do të japin mesazhe të shkurtra rreth Jezusit, planit të Perëndisë për ju dhe mënyrës se si mund ta forconi familjen tuaj. Ata mund t’iu përgjigjen pyetjeve tuaja rreth Kishës dhe se si të bëheni anëtar/e. Takimi me misionarët nuk do të thotë që keni vendosur të bashkoheni me Kishën. Është thjesht një mënyrë që ju të mund të mësoni më shumë rreth saj.

Do të na pëlqente shumë të takoheshim me ju
Takohuni me Misionarët

Pagëzohuni

Si do ta kuptoni që dëshironi të pagëzoheni? Ju do ta kuptoni kur të keni një ndjenjë sigurie e plot paqe se ajo që keni mësuar, është e vërtetë. Ne e quajmë këtë dëshmi. Kur fitoni një dëshmi për Jezusin dhe ungjillin e Tij, ju mund ta ndiqni shembullin e Tij duke u pagëzuar. Jezusi u pagëzua me anë të zhytjes në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori (shih Mateu 3:13–17). Jezusi dha mësim: “Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:5). Ju mund të pagëzoheni ose nga misionarët ose nga dikush që e keni njohur në kishë.