Church Lingo 101

Ju mund të keni dëgjuar disa fjalë ose akronime që nuk i kuptoni. Kjo ndodh se me kalimin e viteve, shumë nga termat tona të zakonshme na janë bërë të natyrshme, por mund të jenë të panjohura për ju. Ne i kemi përmbledhur disa nga këto terma dhe përkufizimet e tyre më poshtë. Sa terma keni dëgjuar?

Mormon

Emri “Kisha Mormone” është një nofkë që të tjerët ia vunë anëtarëve të Kishës për shkak se përdorim Librin e Mormonit. Emri zyrtar i Kishës është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ne e përdorim emrin e plotë të Kishës sa herë që është e mundur, si kujtues se Krishti është qendra e saj.

SHDM

Ju mund ta keni hamendësuar këtë. SHDM është një shkurtim për “shenjtor i ditëve të mëvonshme”, ku i referohet një anëtari të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. “Kisha SHDM” është një nofkë tjetër që e shmangim.

Lagjja

Lagjja është një bashkësi vendore. Është një grup me anëtarë të Kishës që jetojnë brenda një zone të caktuar gjeografike. Një lagje përgjithësisht përbëhet nga disa qindra anëtarë dhe kryesohet nga një udhëheqës vullnetar i kishës, i quajtur peshkop. Ne kemi edhe degë. Degët janë bashkësi shumë më të vogla në zonat me më pak anëtarë të Kishës.

Kunji

Një kunj është gjithashtu një njësi gjeografike e Kishës, që përbëhet nga disa lagje dhe degë, e ngjashme me një dioqezë katolike. Ata bëjnë mbledhje ose konferenca në shtëpinë e “kunjit” që në anglisht është “stake”, ose në një shtëpi të madhe mbledhjesh. E cila nuk duhet të ngatërrohet me një “steakhouse”, [restorant mishi në anglisht] (ndonëse edhe ai është vend i mirë për mbledhje).

E diela e agjërimit

Kjo nuk është një e diel që kalon më shpejt sesa të tjerat. Të dielën e parë të çdo muaji, anëtarët e Kishës agjërojnë, ose jetojnë vullnetarisht pa ngrënë e pa pirë për dy vakte, me qëllim që të afrohen më pranë Perëndisë. Kisha i nxit anëtarët që të marrin paratë që do të shpenzonin për ushqim dhe t’i dhurojnë ato si një ofertë për të ndihmuar të varfrit.

Fillorja

Ky është emri i grupit të Kishës sonë për fëmijët e moshave 3–11 vjeç. Fëmijët e Fillores këndojnë si grup herë pas here gjatë mbledhjes së sakramentit dhe marrin pjesë në veprimtari të tjera në grup.

Rrezja e Diellit

Nëse dikush e thërret një tre vjeçar/e Rreze Dielli, nuk është medoemos për shkak se ai ose ajo është një rreze e vogël drite (edhe pse disa mund të arsyetojnë se janë). Është për shkak se kështu quhet klasa e fëmijëve për këta fëmijë të vegjël. Termi vjen nga kënga “Jezus’ më Do Rreze Dielli”.

ZTD

ZTD përfaqëson “zgjidh të drejtën”. Është një moto që e mësojnë fëmijët e Fillores dhe ata marrin një unazë ZTD si një kujtues për të bërë atë që është e drejtë. Është gjithashtu emri i shumë prej klasave që frekuentojnë fëmijët e Fillores (ZTD 4–ZTD 8, për fëmijët e moshës katër deri në tetë vjeç). Adoleshentët dhe të rriturit nganjëherë vazhdojnë të mbajnë unaza dhe varëse ZTD me këto tri germa domethënëse.

Mbledhje rreth Vatrës

Mos sillni mafishe që shkrihen në zjarr ose të pretendoni të ketë një zjarr të vërtetë në një mbledhje rreth vatrës në Kishë. Mbledhje rreth vatrës është emri për një mbledhje të veçantë, mbrëmjen e së dielës që zakonisht përfshin një folës të ftuar dhe disa qerasje.

MF

MF përfaqëson “mbrëmjen familjare”, një mbrëmje një herë në jave ku familjet nxiten të mblidhen në shtëpi (zakonisht mbrëmjen e së hënës) për të kaluar kohë së bashku, për të mësuar rreth Jezusit dhe për të marrë pjesë në veprimtari argëtuese.

Ejani, bëhuni pjesë e familjes sonë të kishës
Gjejeni një Kishë Pranë Jush