Sakramenti
Pjesa më e rëndësishme e mbledhjeve tona të së dielës është sakramenti (ose kungimi).
Çdo javë bekohet buka dhe uji dhe i shpërndahen bashkësisë. Ndërsa i hamë dhe i pimë këto elemente simbolike, ne premtojmë që ta kujtojmë flijimin e Jezusit dhe të përpiqemi fort për t’i zbatuar urdhërimet e Tij. Është një mundësi e mrekullueshme që ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë për ne dhe që ta ftojmë Shpirtin e Shenjtë të na udhërrëfejë dhe ngushëllojë.