Shërbesat e së Dielës
Kisha është një strehë nga rrëmuja e jetës së përditshme. Frekuentimi në shërbesat kishtare na jep kohë për t’u përqendruar tek adhurimi i Perëndisë dhe dashuria për njerëzit rreth nesh. Është një rimbushje shpirtërore dhe një mënyrë e përsosur për të na ndihmuar ta kemi Jezusin para nesh dhe qendrën e jetës sonë.
Oraret dhe programet e shërbesës në kishë ndryshojnë nga bashkësia në bashkësi. Sidoqoftë, ju mund të mbështeteni gjithmonë në një format të ngjashëm – një mbledhje kryesore për cilindo dhe një klasë tjetër të ndarë sipas grupmoshave ose interesave të përgjithshme.