Çfarë na Mëson Bibla e Shenjtë?

Bibla e Shenjtë na mëson se gjatë gjithë historisë, dashuria e Perëndisë për fëmijët e Tij nuk reshti kurrë.

Bibla është fjala e Perëndisë

Bibla është një përmbledhje e librave të shenjtë të shkruar nga profetët dhe historianët e lashtë. Këta autorë mbajtën shënim marrëdhënien midis Perëndisë dhe popullit të Tij për më shumë se 4 000 vjet. Fjalët e tyre frymëzuese janë ajo që ne e njohim sot si Bibla e Shenjtë.

Ndjekja e mësimeve që gjenden në Bibël, na ndihmon të dimë se kush është Perëndia, të mësojmë nga njerëz të mirë që e donin Atë, dhe ta kuptojmë më mirë se si dëshiron Ai që ne të jetojmë.

Bibla na mëson për Jezusin

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë i cili erdhi në tokë për të na shpëtuar nga mëkati, trishtimi, vetmia, dhembja dhe shumë më tepër. Jezusi dha mësime të bukura për shërbimin dhe dashurinë dhe Ai bëri shumë mrekulli ndërsa ishte në tokë. Në Bibël, ne mund t’i lexojmë këto histori dhe të mësojmë se si mund t’i mposhtim gjërat e vështira me ndihmën e Jezusit.

Le ta studiojmë Biblën së bashku
Takohuni me Misionarët

Mësimet në Bibël janë po aq të rëndësishme për ne sot sa kanë qenë përherë. Ati ynë i dashur në Qiell do të na bekojë ndërsa e lexojmë fjalën e Tij dhe përpiqemi të jetojmë sipas saj. Ju do ta ndieni më pranë Perëndinë ndërsa lexoni dhe mësoni për dashurinë e Tij për ju nëpërmjet mësimeve të shumta të Biblës që mund të na ndihmojnë të përballemi me sfidat e përditshme.

Dhjetë Urdhërimet

Në Bibël, Perëndia i dha popullit të Tij dhjetë urdhërime, ose ligje, për t’i jetuar. Këto urdhërime kërkojnë nga ne që ta duam Perëndinë dhe t’i trajtojmë të tjerët me respekt. Ato gjithashtu na thonë se ne nuk duhet të gënjejmë, vjedhim, vrasin ose shkelim kurorën (shih Eksodi 20). Perëndia ende pret prej nesh që t’i zbatojmë Dhjetë Urdhërimet sot.

Një ligj më i lartë

Në Dhiatën e Re, Jezusi na tregoi një mënyrë më të mirë për ta ndjekur Perëndinë. Ai na mësoi se përveç zbatimit të Dhjetë Urdhërimeve, ne gjithashtu duhet t’i mbajmë mendimet dhe zemrat tona të pastra. Thelbi i shfaqjes së besimit në Jezus është zbatimi i dy urdhërimeve të Tij të mëdha – ta duam Perëndinë dhe ta duam të afërmin tonë porsi vetveten.

Dashuria

Më e rëndësishmja, Bibla na mëson për dashurinë. Ndërsa i lexojmë historitë për dashurinë në Bibël, ne mund të bëhemi më shumë si Jezusi. Ne mund të kujdesemi më shumë, të shërbejmë më shumë dhe të falim më shumë. Ne mund të gjejmë dashuri për Perëndinë, të afërmit tanë dhe madje armiqtë tanë.

Një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme gjithashtu besojnë në një libër tjetër të shenjtë nga Perëndia, Librin e Mormonit. Ashtu si Bibla, ai na mëson për Jezusin dhe na ndihmon të marrim përgjigje për disa nga pyetjet më të vështira të jetës. Së bashku, Bibla dhe Libri i Mormonit na japin kuptueshmëri dhe dashuri më të madhe për Shpëtimtarin tonë.

Shihni se si Libri i Mormonit na ndihmon të dëshmojmë për Jezusin
Kërkoni një Kopje Falas

Pyetje të Zakonshme

Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.