5 Mësime nga Bibla për Ne Sot
Ka shumë gjëra që një libër i lashtë mund të na i mësojë rreth jetës sonë bashkëkohore.
Bibla nuk është thjesht për njerëzit që ishin të gjallë kur jetoi Jezusi. Bibla është ende domethënëse për ne sot. Ja tek janë pesë mësime nga Bibla që mund t’ju ndihmojnë në botën e sotme.
1. Duajeni njëri–tjetrin
Jezu Krishti, të cilin e deshën dhe e mohuan, e njohu vetë gëzimin e dashurisë, si edhe dhembjen kur ajo dashuri nuk shprehet. Prandaj nuk është çudi që kur e pyetën se cili ishte urdhërimi më i madh, Ai u përgjigj me dashuri.
2. Kini besim te Perëndia
Pavarësisht nga ajo që hasim në jetë, nëse kthehemi te Perëndia, Ai do ta përdorë atë që të na jap mësim dhe të na bëjë më shumë si Ai. Në Bibël, ne mësojmë se besimi është veprimi i mirëbesimit tek ai proces.
3. Ju mund të merrni falje
Ngaqë Jezusi vdiq, kjo do të thotë që ne mund të marrim mundësi të pafundme që ta fillojmë përsëri dhe të jetojmë më mirë. Mësoni më shumë rreth asaj që do të thonë për ju falja dhe pendimi.