Dhjetë Urdhërimet

Perëndia do që ne të ndihemi mirë. Ai na dha urdhërime, ose rregulla, për t’i ndjekur që të mund të jetojmë jetë më të lumtur.

Nga erdhën ato?

Perëndia ua dha popullit të Tij Dhjetë Urdhërimet në një pjesë të Biblës të quajtur Dhiata e Vjetër. Në atë kohë, një grup njerëzish të udhëhequr nga profeti Moisi sapo kishin shpëtuar prej skllavërisë. Kur Moisiu iu lut Perëndisë për ndihmë, Perëndia i dha atij Dhjetë Urdhërimet, të cilat ne mund t’i ndjekim ende sot.

1

Perëndia dëshiron atë që është më e mira për ju. Nëse vini diçka tjetër përpara Tij në jetën tuaj, është më e vështirë për Të që t’ju bekojë.

2

Çdo gjë që e adhuroni më shumë se Perëndinë, është një “skulpturë ose shëmbëlltyrë”. Makinat, veshjet, sportet, madje punët tona janë gjëra të rrezikshme për t’u adhuruar pasi ato mund të largohen. Por Perëndia nuk do të largohet kurrë dhe kjo është arsyeja përse gjëja më e mirë për ne është që të adhurojmë vetëm Atë.

3

Kjo mund të nënkuptojë përdorimin e emrit të Perëndisë si një fjalë sharjeje ose mund të nënkuptojë që të thoni se jeni i krishterë, por nuk jetoni ose veproni ashtu si Jezusi do të donte që ju të vepronit.

4

E diela, ose dita e Shabatit, është një ditë që ne të gjithë mund të shkojmë në kishë, të adhurojmë Perëndinë dhe të mësojmë se si të jemi njerëz më të mirë dhe të krishterë më të mirë. Mbajtja e shenjtë e Shabatit do të thotë që të bëni më të mirën për ta kujtuar Atë gjatë gjithë ditës.

5

Është e rëndësishme të tregojmë respekt për prindërit tanë. Kjo mund të ketë pamje të ndryshme për këdo, por ne gjithmonë duhet të përpiqemi t’i duam dhe të kujdesemi për ata që u kujdesën për ne fillimisht.

6

Një rregull i thjeshtë, por i rëndësishëm për çdo njeri.

7

Burrat e gratë i bëjnë premtime njëri–tjetrit kur martohen. Këto premtime janë të rëndësishme dhe shkelja e tyre shkakton trishtim të thellë. Mbajtja e atyre premtimeve i ndihmon burrat e gratë që të kenë martesa të lumtura dhe jetë të lumtur.

8

Është e rëndësishme për Perëndinë që fëmijët e Tij të jenë të ndershëm me njëri–tjetrin. Të merrni ndonjë gjë që nuk u përket juve, është vjedhje dhe është kundër urdhërimit të Tij.

9

Ky urdhërim është rreth ndershmërisë. Nëse e gënjeni dikë, ju po “bë[ni] dëshmi të rreme” dhe mund t’i shkaktoni dëm vetes suaj dhe të tjerëve.

10

Të dëshirosh, ose të lakmosh, do të thotë të jesh ziliqar për diçka që e ka dikush tjetër, që ju e dëshironi patjetër. Lakmia e bën një njeri të mjeruar dhe nuk e lejon ta vërë Perëndinë si të parin. Ky urdhërim ndihmon që të mos t’ju lejojë të bini në këtë zakon të keq.