4 Këshilla për ta Përmirësuar Studimin Tuaj të Biblës
Ndiqini strategjitë më poshtë që të përfitoni sa më shumë nga mësimet që gjenden në Bibël.
1. Nuk ju duhet ta filloni që nga fillimi
Bibla është një libër shumë i gjatë, por ju mund ta filloni pothuajse kudo. Për shembull, nëse doni të mësoni për Jezusin, ju mund ta filloni me ungjijtë – Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni që gjenden në Dhiatën e Re.
2. Fillojeni studimin tuaj me lutje
Niseni duke iu drejtuar Perëndisë. Më pas kërkojini Atij urtësi dhe kuptueshmëri teksa lexoni. Kërkoni udhërrëfim të veçantë. Kur të mbaroni, mbylleni lutjen tuaj “në emrin e Jezu Krishtit, amen”. Klikoni këtu që të mësoni më shumë rreth mënyrës për t’u lutur.
3. Merreni parasysh studimin sipas temave
Fillojeni me burimet që gjenden te ChurchofJesusChrist.org, të cilat renditin tema të zakonshme dhe vargje të shkrimeve të shenjta që lidhen me to. Ju më pas mund t’i përdorni fjalët që lidhen me to për ta zgjeruar studimin tuaj.
4. Shkruajeni atë që mësoni
Mos i harroni gjërat që i ka Bibla për t’jua mësuar juve! Përdorni një ditar ose një fletore shënimesh që të mbani shënim idetë që i merrni kur ju studioni.