Si Funksionojnë së Bashku Bibla dhe Libri i Mormonit
Që të dy librat mund t’ju ndihmojnë të afroheni më shumë me Jezu Krishtin dhe të mësoni më shumë rreth ungjillit të Tij.
Ne e duam fort Biblën e Shenjtë
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, si shumë njerëz nëpër botë, gjejnë ngushëllim e frymëzim në Bibël. Ne besojmë se ajo është fjala e shenjtë e Perëndisë.
Në Bibël, Apostulli Pal dha mësim: “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve” (2 Korintasve 13:1). Kur Perëndia na mëson një parim të rëndësishëm, Ai dërgon një burim tjetër për ta vërtetuar atë. Libri i Mormonit është një dëshmitar i dytë për mësimet e dhëna në Bibël. Ndërsa shumë njerëz sot largohen nga Perëndia dhe feja, të kemi më shumë se një dëshmitar për fjalët e Perëndisë mund të na ndihmojë të qëndrojmë në udhën e duhur.