Ajo që Mund të Prisni në një Shërbesë Kishe

Çfarë duhet të vesh?

Thjesht përpiquni të dukeni këndshëm. Jeni të mirëpritur të vini me çfarëdo veshje që ndiheni rehat. Shumica e burrave veshin kostume ose këmisha me kopsa dhe kollare, gratë normalisht veshin fustane ose funde dhe zakonisht edhe fëmijët veshin rrobat më të mira.

A do të ndihem në siklet po të frekuentoj i/e vetëm/e?

Shumë nga anëtarët tanë vijnë në kishë vetëm çdo javë. Sidoqoftë, nëse dëshironi që dikush t’ju shoqërojë për herë të parë, ndihuni të lirë të viheni në kontakt me bashkësinë tuaj më të afërt. Ata do t’ju gjejnë një mik/e me të cilin/ën të uleni. Të qenit vizitor i ri mund të jetë e vështirë në çdo situatë, por shpejt do të arrini t’i njihni anëtarët e tjerë dhe të ndiheni rehat.

A do ta dijë kushdo që jam një vizitor/e?

Kjo ndoshta varet nga madhësia e bashkësisë që po vizitoni. Disa bashkësi janë aq të mëdha saqë anëtarët mund të mos e dallojnë se jeni vizitor. Të tjera janë kaq të vogla saqë të gjithë anëtarët e njohin njëri-tjetrin dhe do ta dallojnë dhe do ta mirëpresin një të ardhur të ri/re. Sido që të jetë, mos ngurroni të thoni se kush jeni ose të bëni pyetje. Çdokush do të jetë i lumtur që jeni atje.

Si bëhen shërbesat dhe sa zgjasin ato?

Kisha ndahet në dy pjesë. Ora e parë në kishë quhet Mbledhje Sakramenti. Ne këndojmë himne (librat e himneve janë në dispozicion). Dikush bën një lutje në fillim dhe në përfundim të mbledhjes. Ne marrim sakramentin (ose kungimin) që përbëhet nga buka dhe uji, që bekohen dhe shpërndahen tek anëtarët e bashkësisë. Ne gjithashtu dëgjojmë anëtarë të bashkësisë të japin predikime, të quajtura “biseda”, mbi tema të ndryshme të ungjillit, duke përfshirë përvoja vetjake që mund të kenë pasur. Pas Mbledhjes së Sakramentit ka një larmi klasash të tjera specifike sipas grupmoshës për fëmijët dhe të rriturit. Nëse nuk jeni të sigurt se ku të shkoni, thjesht pyeteni dikë dhe ai/ajo do të jetë i/e lumtur t’ju ndihmojnë për ta gjetur klasën e duhur.

A është e nevojshme që të dhuroj para?

Jo. Ne nuk bëjmë thirrje për dhurime apo lëmosha.

A do të më duhet të bëj ndonjë gjë?

Jo. Vizitorëve nuk u kërkohet të bëjnë gjë. Kur buka dhe uji i sakramentit i shpërndahen bashkësisë, ju thjesht mund t’ia kaloni tabakanë personit tjetër. Përveç kësaj, ndihuni të lirshëm të rrini rehat dhe thjesht ta shijoni shërbesën. Në një klasë të Shkollës të së Dielës, mësuesi/ja shpesh kërkon vullnetarë që të lexojnë. Thjesht mos e ngrini dorën nëse nuk dëshironi të merrni pjesë.

Ne do të ruajmë një vend për ty
Gjejeni një Kishë Pranë Jush