Parimet e Ungjillit

Parimet bazë të ungjillit janë besimi, pendimi, pagëzimi dhe marrja e Frymës së Shenjtë.

Besimi

Besimi është parimi i parë i ungjillit. Kur keni besim në Jezu Krisht, ju besoni në diçka që nuk mund ta shihni por e dini se ekziston. Kur ktheheni nga Perëndia me besim, ju do të bekoheni dhe besimi juaj do të rritet.

Mësoni më shumë rreth besimit në Librin e Mormonit
Kërkoni një Kopje

Pendimi

Bibla na mëson se Perëndia është i dashur dhe se Ai i fal fëmijët e Tij sa herë që ata kërkojnë falje. Kur pendohemi dhe ndryshojmë, Perëndia na i fal gabimet. Nga ana tjetër, ne duhet të ndjekim shembullin e Jezusit dhe t’i falim të tjerët.

Pendimi është shumë më tepër sesa dallimi i keqbërjeve ose shprehja “na vjen keq”. Ai është një ndryshim i mendjes dhe i zemrës që përfshin largimin nga mëkati dhe të drejtuarit te Perëndia për ndihmë dhe falje. Kur pendohemi ne përjetojmë lumturi të vazhdueshme.

Pagëzimi

Pagëzimi është një besëlidhje, ose premtim, që ju e bëni me Perëndinë. Kur ju pagëzoheni, ju premtoni t’i shërbeni Atij dhe ta ndiqni Jezu Krishtin. Është e rëndësishme që ju të pagëzoheni me anë të zhytjes dhe nga dikush që ka autoritetin e duhur nga Perëndia.

Premtimet e Pagëzimit

JU PREMTONI: T’u Shërbeni të Tjerëve

“… Të mbani barrat e njëri-tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta” (Mosia 18:8)

JU PREMTONI: Të Tregoni Dashuri dhe Dhembshuri

“… Të vajtoni me ata që vajtojnë; po, dhe të ngushëlloni ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:9)

PERËNDIA PREMTON: T’ju Japë Shpirtin e Shenjtë

“… Që ai të mund të derdhë mbi ju Shpirtin e tij më me shumicë” (Mosia 18:10)

JU PREMTONI: Të Jeni një Shembull i Mirë

“Të qëndroni si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet që ju të gjendeni” (Mosia 18:9)

JU PREMTONI: T’i Zbatoni Urdhërimet e Perëndisë

“… Ju do t’i shërbeni atij dhe do të zbatoni urdhërimet e tij” (Mosia 18:10)

PERËNDIA PREMTON: T’ju Japë Jetën e Përjetshme

“… Që ju të mund të shëlbeheni nga Perëndia dhe të numëroheni me ata të ringjalljes së parë, që ju të mund të keni jetën e përjetshme” (Mosia 18:9)

Pagëzimet në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kryhen me anë të zhytjes, që do të thotë se një njeri “zhytet” i gjithi nën ujë dhe nxirret prapë. Bibla na tregon se “sapo [Jezusi] u pagëzua, [Ai] doli nga uji” (Mateu 3:16). Pagëzimi me anë të zhytjes është simbolikë e bukur, jo vetëm e heqjes së mëkateve por e vdekjes, varrimit dhe ringjalljes. Pagëzimi përfaqëson mbarimin e mënyrës së vjetër të jetës dhe lindjen në një jetë të zotuar ndaj vlerave të krishtera (shih Romakëve 6:3–6).

Zbuloni se si mund të pagëzoheni
Takohuni me Misionarët

Dhurata e Frymës së Shenjtë

Dhurata e Frymës së Shenjtë ju jepet pasi jeni pagëzuar kështu që ju të mund të merrni ndihmën, udhërrëfimin dhe ngushëllimin e Perëndisë gjatë gjithë jetës suaj. Ne e marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë me anë të vendosjes së duarve nga dikush me autoritetin e priftërisë.

Pyetje të Zakonshme

Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.