Çfarë Janë Tempujt?

Tempujt janë vende të shenjta adhurimi ku ne i afrohemi më shumë Perëndisë.

Tempujt janë mirëfilli shtëpi të Zotit. Ato janë vende ku individët mund të shkojnë të bëjnë premtime të shenjta me Perëndinë, ta ndiejnë shpirtin e Tij dhe të largohen nga kërkesat e ngjeshura të jetës së përditshme.

Përse shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë tempuj?

Tempujt kanë qenë atje për një kohë të gjatë. Moisiu kishte një tabernakull, Salomoni ndërtoi një tempull të bukur dhe Jezusi dha mësim tek tempulli në Jerusalem. Sot, tempujt janë ndërtuar kudo në botë. Në mbi 140 tempuj në mbarë botën, anëtarët besnikë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme gjejnë mundësi për reflektim plot paqe dhe për të mësuar më shumë rreth planit të Perëndisë për lumturinë. Brenda tempujve, çiftet mund të martohen në përjetësi, jo vetëm derisa vdekja t’i ndajë. Anëtarët e Kishës mund të kryejnë gjithashtu pagëzime dhe ordinanca të tjera për njerëzit e tyre të dashur që vdiqën pa i marrë këto bekime.

Dëshironi të flisni më shumë rreth tempujve?
Do të na pëlqente shumë të takoheshim me ju.
Planifikoni një Takim

Washington D.C. Temple

Concepcion, Chile Temple

Salt Lake City, Utah Temple

Fort Lauderdale, Florida Temple

Bern, Switzerland Temple

Tijuana, Mexico Temple

Paris, France Temple

Laie, Hawaii Temple

Tucson, Arizona Temple

Accra, Ghana Temple

words and things

Bekimet e tempullit

Për shkak se çdo tempull është shtëpia e Zotit, ne mund të ndiejmë një afërsi të veçantë ndaj Perëndisë kur shkojmë atje. Kjo ndjenjë mund të na japë shpresë kur kemi sfida dhe drejtim kur kemi nevojë për udhërrëfim në jetën tonë. Tempulli është gjithashtu vendi ku mund të marrim bekimet më të mëdha që Perëndia ka për të na dhënë, përfshirë mundësinë që të jetojmë përgjithmonë me familjet tona, edhe pasi të vdesim. Ne gjithashtu mund t’i nderojmë dhe t’u shërbejmë njerëzve tanë të dashur që kanë ndërruar jetë, duke i siguruar këto bekime për ta, teksa veprojmë në emër të tyre.

Tempujt janë të ndryshëm nga shtëpitë e mbledhjeve

Anëtarët e Kishës adhurojnë në shtëpi mbledhjesh anembanë botës dhe vizitorët janë gjithmonë të mirëpritur të marrin pjesë. Këto ndërtesa mund të përfshijnë një godinë kishtare në lagjen e banimit ose edhe një hapësirë të marrë me qira në një ndërtesë brenda qytetit. Në çdo rast, këto janë shtëpi mbledhjesh ku anëtarët e Kishës mblidhen së bashku rregullisht për shërbesat e adhurimit të dielave dhe veprimtaritë javore.

Sjellja e familjes suaj në kishë
Gjejeni një Kishë Pranë Jush

Pyetje të Zakonshme

Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.