Kush Janë Misionarët?
Misionarët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që largohen nga shtëpitë e tyre për 18 muaj deri në 2 vjet për t’u shërbyer të tjerëve dhe për ta përhapur ungjillin.
Ata vijnë nga e gjithë bota. Ata ose janë të rinj të rritur ose çifte të martuar në moshën e pensionit. Por cilado qoftë mosha e tyre, motivimi i tyre është i sinqertë – ata largohen nga shtëpitë dhe familjet deri në dy vjet për të bërë atë që Jezusi u mësoi apostujve të Tij:
Më së shumti … njerëz krejt të zakonshëm
Misionarët janë thjesht njerëz të zakonshëm si ju dhe unë. Përpara se të largoheshin për në mision, ata qenë studentë, punonjës, atletë, të dhënë pas librave, muzikantë, kështu pra, e krijuat një ide. Pas shërbimit të tyre, ata do të kthehen në shtëpi që të përfundojnë universitetin, të punojnë dhe të krijojnë një familje dhe të jetojnë një jetë krejt normale.