Për Shkak të Tij
Jezusi e bëri të mundur që ne ta mposhtim mëkatin dhe vdekjen e të jetojmë sërish me Perëndinë.
Ai bëri atë që asnjë njeri nuk mund ta bënte ndonjëherë. Ai mposhti vdekjen.
Ndonëse lindi në mjedis të përulur, Jezusi u bë kryemësues, shërues dhe shërbestar. Por Ai ishte shumë e më shumë sesa kaq. Si Biri i Perëndisë, vetëm Ai mund ta paguante çmimin e mëkatit dhe ta mposhte vdekjen. Ai vdiq por u ngrit nga varri ditën e tretë. Lajmi i mirë i ungjillit është se Ai jeton dhe ngaqë Ai jeton, ne të gjithë do të jetojmë sërish.
Ju mund ta nderoni Jezu Krishtin duke u shërbyer të tjerëve, duke e dashur Perëndinë dhe duke i zbatuar urdhërimet e Perëndisë. Ne i ftojmë të gjithë që ta kremtojnë jetën e Tij dhe ta tregojnë historinë mrekullibërëse të Tij.
Do të na pëlqente shumë të flisnim me ju më tepër për Jezusin
E Mëparshme
Roli i Jezu Krishtit
Tjetër
Ndjekja e Jezu Krishtit