Kisha e Jezu Krishtit
Kur Jezusi ishte në tokë, Ai themeloi Kishën e Tij. Po e njëjta Kishë ekziston sot.
Çfarë ndodhi me Kishën e Jezusit?
Pjetrin dhe udhëheqës të tjerë të Kishës nuk i pranuan dhe i vranë. Mësimet kyç dhe autoriteti i priftërisë humbën.
Pas shumë shekujsh, Perëndia dhe Jezusi thirrën një profet të ri, Jozef Smithin, për ta rivendosur Kishën dhe të gjitha mësimet e vërteta të saj.
Perëndia ka thirrur gjithmonë profetë për ta udhërrëfyer popullin e Tij – në Dhiatën e Vjetër, Dhiatën e Re dhe sot.
Jezusi erdhi në tokë jo vetëm për të na shpëtuar nga mëkati, por edhe për të themeluar kishën e Tij. Kur Ai vdiq, Ai la pas më shumë sesa vetëm predikime dhe mësime të fuqishme. Ai la pas apostuj, urdhërime dhe një organizim themelor të kishës që do të vazhdonte t’i bekonte të tjerët shumë kohë pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Ai gjithashtu u dha burrave të drejtë priftërinë, ose fuqinë për të vepruar në emrin e Tij, që të mund t’i pagëzonin dhe t’i shëronin të tjerët dhe ta udhërrëfenin Kishën.
Ejani, adhurojeni Shpëtimtarin Jezu Krisht me ne! Ju do të përfitoni nga studimi i mësimeve të Tij në shkrimet e shenjta dhe dëgjimi i asaj që Ai u ka thënë profetëve dhe apostujve në kohën tonë. Ju do ta ndieni dashurinë e Perëndisë ndërsa merrni pjesë në shërbimin ndaj njëri-tjetrit në Kishën e Zotit.