Bibla e Shenjtë
Nëpër të gjitha faqet e saj, Bibla e Shenjtë jep mësim se Perëndia kurrë nuk resht së dashuri fëmijët e Tij. Ndiejeni dashurinë që Perëndia e ka për ju kur e lexoni Biblën.

Bibla e Shenjtë na mëson se gjatë gjithë historisë, dashuria e Perëndisë për fëmijët e Tij nuk reshti kurrë.

Ajo që mund të shtojë një libër i lashtë në jetën tuaj bashkëkohore.

Perëndia do që ne të ndihemi mirë. Ai na dha urdhërime, ose rregulla, për t’i ndjekur që të mund të jetojmë jetë më të lumtur.

Ndiqini strategjitë më poshtë që të përfitoni sa më shumë nga mësimet që gjenden në Bibël.

Shqyrtojini vargjet poetike të fuqisë, ngushëllimit dhe besimit që janë ende të pëlqyera shumë sot.

Bibla mund të na mësojë për gjëra që na bëjnë të lumtur – si familja, shërbimi dhe besimi. Futuni që t’i shqyrtoni disa prej mësimeve.
Pyetje të Zakonshme
Njerëzit kanë shumë pyetje në lidhje me “mormonët”, ose e thënë më me respekt, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.
Po. Besojnë shumë. Ajo është fjala e Perëndisë, një vëllim i shenjtë shkrimesh të shenjta dhe kërkohet të lexohet për një jetë të lumtur. Bashkë me Biblën, ne gjithashtu gjejmë frymëzim në libra të tjerë shkrimesh të shenjtë që i ka vetëm Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Të gjithë ata veprojnë së bashku që të na mësojnë të vërteta të rëndësishme për Jezu Krishtin.
Libri i Mormonit e përkrah Biblën dhe shpesh i qartëson mësimet e Jezu Krishtit. Për shembull, librat e Markut dhe Llukës te Bibla na tregojnë të njëjtat histori për Jezusin, por ju mund të mësoni më shumë duke i lexuar të dy këndvështrimet.
Së bashku, Libri i Mormonit dhe Bibla, përmbajnë frymëzim, udhërrëfim dhe udhëzim me vlerë të mijëra vjetëve. Ata tregojnë se Perëndia e do dhe i udhërrëfen njerëzit nga të gjitha anët e botës. Duke i studiuar të dy librat, ju mund të merrni një kuptueshmëri më të mirë për atë se kush është Perëndia dhe çfarë do Ai për ju.
Bibla u shkrua nga njerëz të frymëzuar që quheshin profetë. Perëndia u foli profetëve si Moisiu dhe Isaia, dhe ata i hodhën në letër mësimet e Tij. Këto shkrime përbëjnë Dhiatën e Vjetër. Dhiata e Re është një përmbledhje e rrëfimeve nga pasuesit e Jezusit që i përjetuan vetë ngjarjet si dhe letrave nga Pali dhe apostuj të tjerë. Të dyja këto dhiata më vonë u përkthyen dhe u përmblodhën në librin që sot e njohim si Bibla e Shenjtë.