Ju Mund të Merrni Falje Nëpërmjet Jezu Krishtit

Për shkak të flijimit të Jezusit për ne, ne jemi në gjendje të falim dhe të marrim falje.

Jezusi na dha dhuratën e faljes

Gjatë jetës së Jezu Krishtit në tokë, ai i mësoi të tjerët, kreu mrekulli dhe përhapi ungjillin e Tij. Javën e fundit të jetës së Tij, Ai kreu mrekullinë më të madhe të të gjithave, kur Ai vuajti për mëkatet tona dhe e dha jetën e Vet.

Ai mori mbi Vete mëkatet e botës dhe vuajti për secilin prej nesh. Në kopshtin e Gjetsemanit, Jezusi ndjeu peshën e çdo mëkati dhe dhembjen e çdo personi që ka jetuar ndonjëherë, duke derdhur gjak nga çdo por. Atë e tradhtuan, e arrestuan dhe e kryqëzuan në kryq. Ky ishte një flijim që vetëm Ai mund ta bënte dhe Ai e bëri atë vullnetarisht, sepse Ai na do.

Si ndikon flijimi i Jezusit në jetën time?

Të gjithë ne bëjmë gabime që nuk mund t’i ndreqim, përjetojmë humbje që nuk mund t’i rimëkëmbim, dhe hasim dhembje e zhgënjim që nuk mund t’i përballojmë të vetëm. Për shkak të flijimit të Krishtit nuk kemi përse e bëjmë.

Ai më ndihmon të fal

Jezusi na urdhëron t’i falim ata që gabojnë kundrejt nesh. Mund të jetë shumë e vështirë t’i falim të tjerët që na kanë lënduar apo fyer, por kur kërkojmë ndihmë, Krishti mund të na japë forcën t’i mposhtim ndjenjat e zemërimit dhe hidhërimit.

Ai më ndihmon të pendohem

Jezusi ka fuqinë të falë plotësisht. Kur pendohemi dhe mbështetemi tek Ai, ne do të bëhemi sërish të pastër.

Ai më ndihmon të jem më i/e fortë

Jezu Krishti na do dhe dëshiron të na ndihmojë. Nëpërmjet hirit të Tij, ne mund të marrim ndihmë ose përforcim hyjnor për të bërë gjërat që nuk do të ishim në gjendje t’i bënim të vetëm.

Ai na kupton plotësisht

Për shkak se Jezu Krishti vuajti për të gjitha mëkatet dhe dhembjet tona personalisht, Ai na njeh përsosurisht. Ai na do dhe dëshiron që ne të mbështetemi tek Ai përmes sprovave dhe vështirësive. Ai e di saktësisht atë që po kalojmë dhe e di se si të na ndihmojë.

Kërkoni një Libër të Mormonit
Kërkojeni Tani