Si Mund t’i Fal të Tjerët?
Nuk është e lehtë, por kur ne falim, na lehtësohen barrët dhe ne ndiejmë paqe më të madhe.
Jezusi na mësoi që të falim
Kur Jezusi dha mësim Predikimin në Mal, Ai u kujtoi njerëzve mënyrën se si gjërat ishin zbatuar në ligjin e Moisiut – “Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb” (shih Mateu 5:38). Ai më pas dha mësim ligjin më të lartë të faljes që ta kthenin faqen tjetër dhe [u tha]: “Duani armiqtë tuaj” (shih Mateu 5:39–44).