Shoqërimi pasi ka përfunduar shërbesa e adhurimit
Kush Jemi Ne?

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Ne jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ose për shkurt shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Ne jemi fqinjët, miqtë dhe familjarët tuaj – një komunitet besimtarësh që përpiqen të jenë pak më të mirë çdo ditë me ndihmën e Jezu Krishtit. Dhe me 16 milionë prej nesh në 30 000 bashkësi në 160 vende, ka vend për këdo që dëshiron të japë dashuri, të mësojë dhe të shërbejë me ne.

Një grua përshëndet një çift jashtë një ndërtese të kishës

Ejani, Bashkohuni me Ne

Gjeni një kishë afër jush.

Dëshira për t’u shërbyer të tjerëve është veçse një gjë që shenjtorët e ditëve të mëvonshme e kanë të përbashkët me të krishterët e tjerë. Ne gjithashtu besojmë se lutja ndaj Perëndisë mund të shërojë jetë njerëzish dhe të na ndihmojë të gjejmë përgjigje, si dhe ne e duam dhe e çmojmë fjalën e Perëndisë. Por mbi të gjitha, ne besojmë se mund të jetojmë jetë më të lumtur dhe më të përmbushur duke i ndjekur mësimet e Jezu Krishtit.

Një burrë e mban derën hapur për një familje tek hyjnë në kishë
Një burrë e mban derën hapur për një familje tek hyjnë në kishë

Mirë se Vini

Te ndërtesat tona shkruhet “mirë se vini” për një arsye

Perëndia mund t’ju bëjë njeri më të mirë – dhe ju mund të na bëni një Kishë më të mirë! Bashkohuni me ne teksa e adhurojmë Jezusin dhe përpiqemi t’i jetojmë mësimet e Tij.

1:05

Ana e jashtme e një godine kishtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Ana e jashtme e një godine kishtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Kjo Është Kisha

Kisha fillon të dielën, por a mbaron aty?

Përfytyroni sikur kisha të shtrihej përtej katër mureve të një ndërtese për të na frymëzuar çdo ditë.

1:04

Një grua shpjegon 60 bindje të Kishës në 60 sekonda
Një grua shpjegon 60 bindje të Kishës në 60 sekonda

60 Bindje në 60 Sekonda

Çfarë besojnë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Me gjasë keni shumë më tepër të përbashkëta nga sa menduat. Bëhuni gati, sepse për pak do të dëgjoni shumë nga bindjet e tyre që do t’ju vijnë me shpejtësinë e erës.

Jezu Krishti i ringjallur përshëndet Maria Magdalenën te varri i zbrazët në kopsht
Jezu Krishti i ringjallur përshëndet Maria Magdalenën te varri i zbrazët në kopsht

Për Shkak të Tij

Eksplorojeni atë që është e mundur për shkak të Jezu Krishtit

Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. Për shkak të Tij, ne mund të ndryshojmë për më mirë dhe të jetojmë përsëri me Perëndinë. Ne kremtojmë jetën dhe Ringjalljen e Tij dhe i ftojmë të gjithë ta shpërndajnë historinë e Tij të mbushur me mrekulli.

Jezu Krishti u shfaqet njerëzve të kontinentit të lashtë amerikan
Jezu Krishti u shfaqet njerëzve të kontinentit të lashtë amerikan

Libri i Mormonit në 60 Sekonda

Libri i Mormonit është një libër i shenjtë i shkrimit të shenjtë, i shkruar nga profetët, që dëshmon për Jezu Krishtin dhe tregon vizitën e Tij në kontinentin e lashtë amerikan pas Ringjalljes së Tij.

Një shok i dhuron një tjetri një kopje të Biblës së Shenjtë
Një shok i dhuron një tjetri një kopje të Biblës së Shenjtë

Çfarë Është Bibla e Shenjtë?

Bibla është një libër i shenjtë që përmban fjalën e Perëndisë. Ajo profetizon ardhjen e Jezu Krishtit dhe përshkruan jetën e misionin e Tij dhe rolin e Tij të shenjtë si Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari i botës.

Jezu Krishti i buzëqeshur i fton të gjithë të vijnë tek Ai
Jezu Krishti i buzëqeshur i fton të gjithë të vijnë tek Ai

Ejani te Krishti

Një ftesë për të ardhur te Krishti

Për shkak të Tij, ju mund të ndryshoni për më mirë dhe të jetoni përsëri me Perëndinë.

1:29

words and things

Ja kush jemi me pak fjalë. Nëse dëshironi të dini më shumë, eksplorojini bindjet tona këtu ose në materialet filmike më sipër. Dhe nëse kjo nuk e kënaq kureshtjen tuaj, ne kemi dhjetëra mijëra misionarë në mbarë botën që do të donin shumë t’ju tregonin gjithçka rreth mësimeve të Jezu Krishtit dhe se si ato na frymëzojnë çdo ditë.