Konferenca e Përgjithshme: Fjala e Perëndisë për Ditët e Sotme
Në kohët biblike, Jezu Krishti i ftoi pasuesit e Tij të mblidheshin dhe të dëgjonin mësimet e Tij. Ne ende mblidhemi sot – ndonëse ngjan pak ndryshe tani. Jeni të ftuar të jeni pjesë e saj!
Çfarë është konferenca e përgjithshme?
Konferenca e përgjithshme është një transmetim mbarëbotëror për pasuesit e Jezu Krishtit. Njerëz nga e gjithë bota lidhen virtualisht për të dëgjuar biseda nga udhëheqës fetarë dhe për të shijuar interpretime të muzikës së shenjtë.
Por ajo është më tepër sesa thjesht një transmetim frymëzues. Konferenca e përgjithshme është një mundësi për të dëgjuar profetët e ditëve të sotme rreth mesazhit të Perëndisë për ne sot. Bisedat e tyre janë si shkrimet e shenjta për vetë kohën tonë.
Është gjithashtu një mundësi e veçantë për të dëgjuar nga burra e gra që e udhëheqin Kishën tonë. Është një kohë emocionuese për të mësuar nga Rasëll M. Nelsoni, profeti dhe Presidenti i Kishës sonë, së bashku me Dymbëdhjetë Apostujt dhe udhëheqësit e organizatave tona të grave dhe të rinisë. Të gjithë janë të mirëpritur ta shikojnë, pavarësisht se cilit besim i përkasin.
Ndërsa i shikoni ose i dëgjoni folësit, mund të merrni njohuri që janë unike për ju dhe rrethanat tuaja vetjake. Perëndia ju njeh dhe Ai përdor profetët për të treguar dashurinë dhe udhërrëfimin e Tij për ju. Këtu janë disa shembuj të bisedave të dhëna në konferencën e përgjithshme:
Kur është konferenca e përgjithshme?
Konferenca e përgjithshme zhvillohet të shtunën dhe të dielën e parë të prillit dhe të tetorit. Çdo konferencë përbëhet nga pesë sesione dyorëshe, por jeni të mirëpritur ta shihni sipas orarit tuaj vetjak. Nëse humbisni diçka ndërkohë që po e shikoni, mos u shqetësoni. Çdo sesion do të vihet në dispozicion në internet, kështu që mund ta vizitoni sërish çdo gjë që humbët kur u zhvillua herën e parë.
Ku mund ta shikoj?
A dëshironi të shihni biseda nga konferencat e mëparshme? Hidhuni një sy sesioneve të tjera këtu.
Ndonjë pyetje rreth Konferencës së Përgjithshme?
Nëse do të donit të mësonit më shumë se çfarë është konferenca e përgjithshme dhe se si ajo mund të na ndihmojë ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe të sjellë paqe në jetën tonë, mund të takoheni me ne në internet ose në prani fizike.
Faleminderit! Shihni për një mesazh konfirmimi për pak.
Ju do të merrni disa mesazhe nëpërmjet celularit ose programit WhatsApp për të konfirmuar kërkesën tuaj dhe për t’ju ndihmuar të përgatiteni për vizitën tuaj.
Misionarët në zonën tuaj do t’ju kontaktojnë së shpejti.
Jemi të emocionuar që do të flasim me ju rreth mësimeve të Jezu Krishtit. Mund të takohemi me prani fizike ose nëpërmjet internetit.