Kremtojeni Lindjen e Jezu Krishtit me Ne Këtë Krishtlindje
Në Krishtlindje, ne kremtojmë lindjen e Jezu Krishtit dhe gjithë rëndësinë që ka Ai për ne si Shpëtimtari ynë. Ai është burimi ynë i gëzimit të vërtetë këtu në tokë dhe Shëlbuesi që na e bën të mundur të jetojmë me Perëndinë dhe njerëzit tanë të dashur në përjetësi. Bashkohuni me ne për të krijuar një periudhë më kuptimplotë të Krishtlindjes, ndërsa e nderojmë lindjen e Jezu Krishtit, duke ndjekur së bashku shembullin e Tij të dashurisë dhe dashamirësisë.
Ide për Kremtimin e Krishtlindjes
Çfarë Domethënie Ka Krishtlindja për Ne
Më shumë se thjesht një traditë ose një festë zyrtare, Krishtlindja është një vërshim gëzimi që vjen nga kremtimi i lindjes së Jezu Krishtit. Ajo është një kohë e shenjtë që anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të kujtojnë se Ati ynë Qiellor i do fëmijët e Tij aq shumë sa dërgoi Birin e Tij për të na treguar udhën drejt lumturisë afatgjatë.