Festojeni Krishtlindjen së Bashku
Kremtojeni gëzimin e lindjes së Jezusit nëpërmjet një shërbese të veçantë adhurimi të dielën në muajin dhjetor. Është një mundësi e shkëlqyer për të ndier paqen e periudhës së Krishtlindjes dhe është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të ftuar miq, të afërm dhe familjarë që të të bashkohen për një orë frymëzim.
5 këshilla për të pasur një përvojë të shkëlqyer në kishë
Anëtarët e Kishës do të të mirëpresin në bashkësi dhe do të të ndihmojnë të ndihesh si në shtëpi. Ndihu i/e lirë t’ua thuash emrin të tjerëve dhe t’u kërkosh ndihmë njerëzve nëse ke pyetje. Çdokush do të jetë i lumtur që je atje.
Një shërbesë Krishtlindjeje zakonisht zgjat një orë. Ajo shpesh përfshin këngë, lutje dhe predikime (të quajtura “biseda”) të dhëna nga anëtarët e bashkësisë. Gjatë shërbesës, anëtarët e Kishës do të kenë mundësinë ta kujtojnë Jezusin duke marrë sakramentin.
Je i/e mirëpritur të vish me çfarëdo veshje të përshtatshme që të pëlqen. Shumica e burrave veshin kostume serioze ose këmishë me kopsa dhe kollare, dhe gratë zakonisht veshin fustane ose funde. Zakonisht edhe fëmijët vishen bukur. Veshja në mënyrë të hijshme mund të të ndihmojë që të kesh një mendësi më nderuese dhe përgatitë për të mësuar rreth Jezu Krishtit dhe mësimeve të Tij.
Çdo javë bekohet buka dhe uji dhe i shpërndahen bashkësisë si një kujtues simbolik i flijimit të bërë nga Jezu Krishti. Megjithatë, pjesëmarrja nuk është e detyrueshme. Nëse do të parapëlqeje të mos e merrje sakramentin, mund t’ia kalosh tabakanë personit tjetër.
Nuk ke pse të kthesh përgjigje për pjesëmarrjen në një shërbesë në kishë. Por nëse je në siklet për pjesëmarrjen, mund të vihesh në kontakt me bashkësinë paraprakisht. Ata mund të të gjejnë një mik/e me të cilin/ën të ulesh dhe të sigurohen që të ndihesh i/e mirëpritur. Kliko këtu për të gjetur informacion kontakti për kishën tënde vendore.