Mirë se Vini

Këtë Krishtlindje, ejani më afër Jezusit duke parë filmin e ri të shkurtër mbi lindjen e Tij. Mendoni mënyra se si ju mund të merrni pjesë në nismën #NdriçojeBotën dhe ta shndërroni Krishtlindjen në një periudhë shërbimi. Bashkohuni me ne teksa e ndjekim shembullin e Shpëtimtarit duke u dhënë shërbesë të tjerëve një e nga një – pikërisht ashtu siç bëri Ai.

Fëmija Krisht

17:56

Jezusi dha mësim se Ati ynë Qiellor na gjendet pranë kur zgjatemi drejt Tij. Ndërsa krijojmë një marrëdhënie me Perëndinë, ne mund ta përdorim fuqinë e Tij që të na ndihmojë t’i mposhtim sfidat tona. Ju mund ta filloni udhëtimin tuaj të njohjes së Perëndisë duke zhvilluar besim, duke u penduar për mëkatet tuaja, duke u pagëzuar dhe duke marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë. Vazhdoni në shtegun drejt Perëndisë duke iu lutur Atij, duke e lexuar fjalën e Tij, duke shkuar në kishë, duke mësuar për Jezusin dhe duke iu shërbyer të tjerëve.