Njoftim mbi Privatësinë (Përditësuar 2021-04-06)
Në këtë Njoftim, ne, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe subjektet e saj, ju japim informacion mbi mënyrën se si i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake. Kur përmendim “neve”, “ne”, “nesh” ose “i/e jona”, duam të themi Kisha dhe subjektet e Kishës.
1. Kush i kontrollon të dhënat tuaja vetjake?
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme vepron nëpërmjet përfaqësuesve të saj dhe subjekteve të Kishës kur ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake. Kur na i jepni të dhënat tuaja vetjake, ju po ia jepni ato Kishës nëpërmjet subjekteve të Kishës.
a. Kisha: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“Kisha”) është një bashkësi njerëzish që besojnë të njëjtën doktrinë fetare, praktikojnë të njëjtat rite dhe ordinanca fetare, si dhe qeverisen nga parime kishtare. Njësitë vendore të Kishës, të tilla si lagjet, degët, njësitë, distriktet, misionet dhe zonat, janë thjesht nënndarje të këtij komuniteti besimtarësh dhe nuk janë subjekte të veçuara ligjore; këtu gjejnë zbatim përjashtime të kufizuara.
b. Subjektet e Kishës: Në mënyrë që të plotësohen nevojat e çështjeve materiale dhe të përmbushen qëllime të tjera të Kishës, një strukturë ligjore, e përbërë nga subjekte të ndryshme e të dallueshme ligjore, i vjen në ndihmë Kishës në mbarë botën. Këto subjekte të dallueshme ligjore (këtu “subjekte të Kishës”) janë të ndara ligjërisht nga Kisha. Njëra nga ato subjekte të Kishës, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, një korporatë e mëvetësishme e Jutës, së bashku me një ose më shumë subjekte të tjera të Kishës, i përpunon të dhënat tuaja vetjake si bashkëkontrollues përgjegjës të të dhënave. Disa subjekte të Kishës mund të marrin të dhëna vetjake si përpunues të dhënash për t’u siguruar shërbime atyre subjekteve të Kishës që veprojnë si kontrollues të dhënash. Me kërkesën tuaj, ne do t’ju sigurojmë informacion se cilat subjekte të Kishës i përpunojnë të dhënat tuaja vetjake.
2. Çfarë të dhënash vetjake mbledhim ne?
Ne mbledhim të dhëna vetjake që a) ju na i dorëzoni në mënyrë aktive, b) i regjistrojmë dhe c) i marrim nga palë të treta. Ne mund t’i përpunojmë të dhënat tuaja vetjake me ose pa mjete automatike, përfshirë mbledhjen, regjistrimin, organizimin, strukturimin, magazinimin, përshtatjen ose ndryshimin, analizimin, nxjerrjen, referimin, përdorimin, zbulimin me anë të transmetimit, qarkullimin ose vënien në dispozicion në mënyra të tjera, grupimin ose ndërthurjen, kufizimin, fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave tuaja vetjake.
a. Të dhënat e dorëzuara në mënyrë aktive. Ju na dorëzoni neve të dhëna vetjake kur bashkoheni me Kishën, kur kërkoni ordinanca të Kishës, kërkoni materiale të Kishës, kërkoni të drejtë hyrjeje te mjete ose shërbime të Kishës, ose përfshiheni në ndërveprime ose komunikime të tjera me Kishën. Kur ju ndërveproni me Kishën, ne përgjithësisht përpunojmë emrin, datën e lindjes, vendlindjen, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike, adresën fizike, fotografinë, gjininë, informacionin mbi dhurime/pagesa e kështu me radhë. Ju mund të na jepni informacion të mëtejshëm që të merrni pjesë me vetë nismën tuaj në anketime, konkurrime, apo veprimtari ose ngjarje të tjera, përfshirë edhe kur merrni pjesë në regjistrime filmike ose regjistrime zanore, si në rastin kur përdorni platformën për videokonferenca. Pjesëmarrja në anketime, konkurrime dhe veprimtari të ngjashme është me dëshirë. Nëse ju nuk dëshironi të merrni pjesë në veprimtari të tilla, apo të jepni të dhëna vetjake në lidhje me to, kjo nuk do të ketë ndikim në gjendjen tuaj të anëtarësisë ose në aftësinë tuaj për të përdorur mjete apo shërbime të Kishës që janë në dispozicion. Në çdo rast të tillë, ju do ta dini se çfarë të dhënash vetjake na jepni, sepse ju i dorëzoni të dhënat në mënyrë aktive dhe vullnetare.
b. Të dhëna që i sigurojmë nga palë të treta, dhe të dhëna të dorëzuara në mënyrë pasive. Kur ligji i vendit e lejon, ju mund të dorëzoni të dhëna vetjake, përfshirë informacion kontakti rreth dikujt tjetër përveç vetes (me fjalë të tjera, një pale të tretë) për të na mundësuar të vihemi në kontakt me atë person, të bëjmë një dërgesë ose ta plotësojmë ndryshe kërkesën tuaj. Kur jepni të dhëna vetjake për cilindo veç vetes suaj, duhet së pari të merrni pëlqimin e personit pasi ta keni vënë në dijeni, nëse pëlqimi i tij ose i saj kërkohet ligjërisht.
Nëse ju apo dikush tjetër na ka dhënë informacion kontakti vetjak tuajin dhe ju do të donit të kërkonit që ne të mos vihemi më tej në kontakt me ju, ju lutemi, ndiqini procedurat e çregjistrimit ose të heqjes dorë që janë dhënë në faqen e posaçme, buletinin e lajmeve, njoftimin me postë elektronike, ose ju lutemi vihuni në kontakt me ne në adresën www.ChurchofJesusChrist.org/DataPrivacy.
Ne mund t’i përpunojmë dhe t’i vëmë në dispozicion të publikut të dhënat vetjake të siguruara nga burime të publikuara. Ne mund të përpunojmë dhe të publikojmë informacion mbi të gjallët në përputhje me ligjet vendore të zbatueshme.
Informacioni për ju në bazë të vendndodhjes mund të mblidhet nga disa programe kompjuterike me qëllim që t’ju ndihmojnë të gjeni tempullin apo shtëpinë e mbledhjeve më të afërt, ose për një arsye të ngjashme. Ju mund t’i redaktoni veçoritë në pajisjen tuaj që të hiqni dorë nga shërbime të bazuara te vendndodhja.
Kur të vizitoni cilindo nga burimet tona, serverat tanë (duke përdorur të dhënat kompjuterike ose sistemet filtruese) mund të mbledhin informacion që shfletuesi juaj i internetit e dërgon çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti. Ky informacion mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në adresën tuaj të protokollit në internet (adresa IP), llojin tuaj të shfletuesit, sistemin tuaj operativ, parapëlqimin tuaj të gjuhës, çfarëdo faqe referuese interneti që patët vizituar përpara se të vinit te faqja jonë, datën dhe orën e çdo kërkese vizitori, informacionin që kërkoni në burimet tona, si dhe informacion tjetër të mbledhur me anë të cookie‑ve [mesazhe për shfletuesin] ose teknologjive të ngjashme. Ju lutemi, referojuni mjetit Cookie Preferences (“Cookies Tool”) të publikuar në secilin prej programeve tona kompjuterike dhe faqeve tona të internetit për të mësuar më shumë rreth cookie-ve, përfshirë llojet e cookie-ve dhe për të përcaktuar se cilat cookie të përdorim. Nëse nuk pranoni cookie, sidoqoftë, ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni disa pjesë ose funksione të faqeve ose programeve tona kompjuterike, siç përvijohen te Cookies Tool.
3. Për çfarë qëllimesh i përpunojmë ne të dhënat vetjake?
Ne i përpunojmë të dhënat vetjake për qëllime kishtare, gjenealogjike, humanitare, mirëqenieje shoqërore, misionare, mësimdhënieje dhe qëllime të tjera funksionimi dhe administrative.
Ne i përdorim të dhënat vetjake që të sigurojmë shërbime kishtare dhe shërbime të tjera të lidhura me to për të përmbushur misionin e Kishës. Ne mund t’i përdorim dhe t’i analizojmë të dhënat vetjake (përfshirë të dhënat rreth mënyrës se si i përdorni mjetet dhe shërbimet tona) që: a) të vihemi në kontakt me ju ose të tjerë, b) të krijojmë dhe të mirëmbajmë dokumente të anëtarësisë, c) të plotësojmë kërkesat që bëni ju, d) të kërkojmë përshtypje vullnetare nga ju, e) t’i përshtatim sipas porosisë ose t’i individualizojmë veçoritë ose përmbajtjen në mjetet ose shërbimet tona, f) të vlerësojmë të drejtën për të marrë pjesë në tempull dhe ordinanca të tjera, për shërbim misionar dhe për pozicione vullnetare apo udhëheqjeje, ose g) të administrojmë arsimimin fetar në Kishë, mirëqenien apo programe të tjera të Kishës. Në këtë kontekst, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja vetjake nga ana jonë, është ose domosdoshmëria që të përmbushim detyrime prej kontratave dhe të tjera që ne i kemi kundrejt jush, ose kryerja e veprimtarive tona të ligjshme si një kishë.
Ne gjithashtu mund t’i përdorim të dhënat tuaja që të jemi në harmoni me ligjet e zbatueshme dhe të ushtrojmë të drejta ligjore si baza për përpunimin e të dhënave prej nesh.
Ne gjithashtu mund t’i përdorim të dhënat tuaja vetjake për qëllime të brendshme, përfshirë kontrolle financiare, analizë të dhënash, zhbllokim sistemi dhe kërkim. Në këto raste, ne e bazojmë përpunimin nga ana jonë në interesa të ligjshme për kryerjen e veprimtarive të Kishës.
4. Kujt ia shpërndajmë të dhënat vetjake?
Ne ua shpërndajmë të dhënat tuaja vetjake palëve të tjera në rrethanat e mëposhtme:
a. Ofrues të palëve të treta. Ne mund t’u japim të dhëna vetjake palëve të treta për përpunim nga ana e tyre si përpunues të dhënash në kryerjen e funksioneve në emrin tonë (për shembull: përpunim pagese, mirëmbajtje, sigurim, analizë të dhënash, përçim të dhënash nëpër klientë, shërbime matjesh, të dhëna të nxjerra nga mesazhet në mediat shoqërore, anketa e kështu me radhë). Në raste të tilla, në përputhje me këtë Njoftim dhe ligjet e zbatueshme, ofruesve do t’u kërkohet me kontratë t’i mbrojnë të dhënat vetjake nga përpunime shtesë (përfshirë për qëllime marketingu) dhe nga transferime.
b. Subjekte të Kishës. Ne mund t’i transferojmë të dhënat vetjake te cilido subjekt i Kishës për të përmbushur qëllimet e Kishës.
Informacioni juaj i përgjithshëm i anëtarësisë (nëse jeni një anëtar/e i/e Kishës) dhe çfarëdo informacioni tjetër jo i detyrueshëm që mund të zgjidhni të jepni (për shembull, adresa e postës elektronike dhe fotografia apo videoja që jepni ose që ne e regjistrojmë me lejen tuaj), mund t’u shpërndahen anëtarëve të Kishës në lagjen ose degën dhe në njësinë ose distriktin tuaj apo pjesëmarrësve të tjerë në një program, në të cilin merrni pjesë, si të jetë e nevojshme për qëllimet e Kishës të renditura më sipër. Disa nga informacionet tuaja mund të jenë gjithashtu të shikueshme mbi një bazë të kufizuar dhe të shtrënguar në burimet tona në internet, përfshirë ChurchofJesusChrist.org. Ju mund të hiqni dorë nga shpërndarja e informacionit ose ta kufizoni informacionin jo të detyrueshëm që shpërndani, duke ndryshuar parapëlqimet tuaja të profilit në burime të veçanta ose duke na kontaktuar ne duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë.
c. Kërkesa ligjore. Ne mund t’u hyjmë dhe t’i zbulojmë të dhënat tuaja vetjake, publikimet, shkrimet në ditar, bisedat në internet, shënimet vetjake, përmbajtjen ose dërgimet e tjera në çfarëdo burimesh, nëse kemi një bindje besimplotë se ky veprim kërkohet nga një fletëthirrje gjyqi, nga një urdhër juridik apo administrativ ose kërkohet nga ligji në ndonjë mënyrë tjetër. Për më tepër, ne mund ta zbulojmë informacionin tuaj vetjak dhe informacion tjetër si të kërkohet nga ligji apo për të ushtruar ose mbrojtur të drejta ligjore; për të marrë masa parandaluese ndaj përgjegjësisë; për të mbrojtur të drejtat, pronën, ose sigurinë e burimit të cilitdo individ ose të publikut në përgjithësi; për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë dhe integritetin e shërbimeve ose të infrastrukturës sonë; për të mbrojtur veten dhe shërbimet tona nga përdorimet mashtruese, abuzive ose të paligjshme; për të hetuar dhe mbrojtur veten nga pretendime ose deklarata nga palë të treta; ose për të ndihmuar agjencitë ligjzbatuese të qeverisë.
5. Ku i ruajmë ne të dhënat vetjake?
Ne mund t’i magazinojmë të dhënat tuaja vetjake në qendra të dhënash në Shtetet e Bashkuara, në zgjidhje për ruajtje në internet [cloud] ose në pronat e subjekteve të Kishës. Për t’u siguruar për përshtatshmërinë e mbrojtjes së të dhënave që i transferojmë në juridiksione të tjera, ne kemi lidhur marrëveshje mbi transferimin dhe përpunimin e të dhënave mes subjekteve përkatëse të Kishës dhe ofruesve të tyre të shërbimeve, marrëveshje të cilat përfshijnë Klauzolat Standarde të Kontratave të miratuara nga Komisioni Europian në përputhje me ligjin e BE‑së (të cilat mund të keni të drejtën t’i shqyrtoni nëse viheni në kontakt me ne siç sugjerohet në fund të këtij Njoftimi).
6. Si i sigurojmë ne të dhënat vetjake?
Ne përdorim masa teknike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat vetjake që marrim, prej humbjes, keqpërdorimit dhe ndryshimit të paautorizuar, si dhe për ta mbrojtur konfidencialitetin e tyre. Ne i rishikojmë rregullisht procedurat tona të sigurisë dhe i marrim parasysh teknologjitë dhe metodat e reja të përshtatshme të sigurisë. Ne përdorim gjithashtu teknologji aktuale kodimi për ta koduar transmetimin e të dhënave në faqet tona të kyçjes. Sidoqoftë, ngaqë nuk mund ta garantojmë sigurinë e plotë të këtyre teknologjive koduese, ju lutemi, jini të kujdesshëm kur i dorëzoni të dhënat vetjake në internet.
7. Për sa kohë i mbajmë ne të dhënat vetjake?
Ne i mbajmë të dhënat vetjake të mbledhura, përfshirë informacionin e mbledhur me anë të programeve kompjuterike dhe dorëzimeve të tjera, për një periudhë të arsyeshme kohore sa të përmbushim qëllimet e përpunimit të përmendura më sipër. Pastaj i arkivojmë ato për periudhat kohore të kërkuara ose të nevojshme nga ligji apo arsye ligjore. Kur arkivimi nuk kërkohet më, ne i fshijmë të dhënat vetjake nga dokumentet tona, me përjashtim të informacionit të kufizuar historik të profilit, dokumenteve të përgjithshme gjenealogjike, si dhe informacionit vetjak të mbajtur si pjesë e dokumenteve të përhershme gjenealogjike, të anëtarësisë ose historike të Kishës.
8. Si mund të keni të drejtë hyrjeje tek të dhënat tuaja vetjake dhe t’i korrigjoni ato?
Ne përpiqemi ta mirëmbajmë saktësinë e të dhënave vetjake dhe mbështetemi te ju për të siguruar që të dhënat tuaja vetjake të jenë të plota dhe të sakta. Ju mund të kërkoni të drejtë hyrjeje tek të dhënat tuaja vetjake dhe t’i verifikoni, korrigjoni, ose rregulloni (përfshirë përditësimin), si dhe t’i bllokoni të dhënat tuaja vetjake nëpërmjet regjistrimit tuaj të veçantë në faqe interneti, nëpërmjet profilit tuaj, ose nëpërmjet Llogarisë suaj të Kishës, si të jetë e zbatueshme.
Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës, disa nga të dhënat tuaja vetjake mund të përditësohen vetëm duke bërë ndryshime te dokumenti i anëtarësisë suaj në Kishë. Ndryshime të tilla duhet të bëhen duke u vënë në kontakt me nëpunësin në njësinë tuaj të Kishës dhe duke e kërkuar ndryshimin.
Ju mund të viheni në kontakt me ne për të ushtruar të drejta të tjera të njohura me ligj, të tilla si mbartje të të dhënave, kundërshtim në përputhje me ligjet e zbatueshme, kufizim të përpunimit dhe fshirje të të dhënave tuaja vetjake. Ju gjithashtu keni të drejtën të depozitoni një ankesë zyrtare te një autoritet mbikëqyrës.
Nëse hasni probleme për ndryshimin apo përditësimin e të dhënave tuaja vetjake, mund të viheni në kontakt me ne siç sugjerohet në fund të këtij Njoftimi.
9. Data e hyrjes në fuqi dhe ndryshimet.
Ky Njoftim hyn në fuqi më 6 prill 2021 dhe mund të ndryshohet herë pas here.
10. Na kontaktoni.
Pyetjet lidhur me këtë Njoftim ose sigurinë e të dhënave vetjake që ne përpunojmë, mund të dërgohen nëpërmjet faqes sonë të internetit, faksit ose shërbimit postar:
Faqja e internetit: www.ChurchofJesusChrist.org/DataPrivacy
Faks: +1-801-240-1187
Adresa: Data Privacy Office
50 East North Temple Street
Salt Lake City, UT 84150-0005
USA