Mbështetja te Vetja me Ndihmën e Perëndisë
Kur jeni të mbështetur te vetja, ju mund të krenoheni për aftësinë tuaj për t’u kujdesur për veten dhe familjen tuaj dhe për të gjetur zgjidhje për problemet tuaja vetjake. Jo vetëm kaq, por ju jeni në një pozicion më të mirë për t’i ndihmuar të tjerët, të cilët nuk mund të thonë se janë në të njëjtën situatë.
Të ndihmuarit e vetes që të ndihmojmë të tjerët
“Qëllimi i mbështetjes materiale dhe shpirtërore te vetja është që ta [ngremë] veten [më lart] shpirtërisht dhe materialisht, në mënyrë që t’i ndihmojmë … të tjerët që janë në nevojë [të mund të ngrihen më lart].” – Plaku Robert D. Hejls
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ofron kurse vendore të mbështetjes te vetja, ku anëtarë të bashkësisë me përvojë të vlershme jete mund t’u tregojnë të tjerëve atë që kanë mësuar. Gjërat që jepen mësim në këto kurse, përfaqësojnë një spektër të gjerë aftësish për jetën dhe programesh të dobishme.
Qenia të përgjegjshëm nga ana financiare
Administrimi i parave tuaja është një pjesë thelbësore për t’u bërë të mbështetur te vetja. Kjo përfshin të qëndruarit larg borxhit të panevojshëm, të jetuarit brenda mundësive tuaja financiare, të mbajturit e një buxheti dhe të kursyerit për ditët me vështirësi financiare. (Me fjalë të tjera, mos blini gjëra që nuk mund t’i përballoni financiarisht.) Të qenit të përgjegjshëm nga ana financiare me gjasë nuk do të thotë se do të keni gjithë gjërat e bukura në jetë, por stabiliteti që do të merrni në vend të kësaj, është tepër i vyer.
Gjetja e një pune
Është e vështirë ta mbani familjen tuaj nëse nuk keni një punë të qëndrueshme. Kurset e mbështetjes te vetja mund t’ju ndihmojnë për aftësitë e kërkimit për punë si p.sh. shkrimin e një jetëshkrimi, gjetjen e pistave/kontakteve që çojnë në punësim, krijimin e një rrjeti njohjesh dhe përgatitjen për intervistat. Mësoni më shumë këtu.
Mësimi i një gjuhe
Parlez-vous français? ¿Hablas español? Si jeni me anglishten? Kudo që jetoni, nëse nuk e flisni gjuhën, mund të keni andralla të gjeni punën e duhur. Kurset mund t’ju ndihmojnë të mësoni e të bëheni të zotë në një gjuhë të dytë, duke hequr një pengesë të vështirë në rrugëtimin drejt mbështetjes te vetja.
Qenia të Përgatitur
Përveç të qenit emocionalisht të përgatitur për sfidat, është dobiprurëse të jeni të përgatitur edhe në aspektin material. Prej dhjetëvjeçarësh, udhëheqësit e Kishës kanë dhënë mësim mbi rëndësinë e të qenit të përgatitur duke vënë mënjanë mjaftueshëm ushqime, ujë dhe furnizime të tjera urgjente për të mbajtur familjen tuaj në rast të një fatkeqësie të paparashikueshme, të madhe ose të vogël.
Perpetual Education Fund [Fondi i Qarkullueshëm Arsimor]
Nëpër botë, shumë njerëz kanë dëshirën, shtysën dhe inteligjencën për të bërë gjëra të mëdha, por ata përsëri kanë nevojë t’u jepet një dorë që t’i shpëtojnë varfërisë. Përfshihuni në Fondin e Qarkullueshëm Arsimor, i cili jep hua për të rinj e të reja shenjtorë/e të ditëve të mëvonshme në moshë madhore që janë punëtorë/e, në mënyrë që të marrin një arsimim, të fitojnë punë të mira dhe të shlyejnë huan e marrë, në mënyrë që fondi të mund të vazhdojë t’i ndihmojë njerëzit gjatë brezave që do të vijnë.