Bërja si Krishti
Të lexuarit dhe të kuptuarit e mësimeve të Jezu Krishtit është i rëndësishëm, por ato mund të na sjellin lumturi afatgjatë vetëm nëse i vëmë në veprim dhe sillemi si të krishterë të vërtetë. Ne të gjithë e kemi aftësinë për të qenë më shumë si Krishti në mendimet dhe veprimet tona. Ndërsa e ndjekim shembullin e Tij dhe i zbatojmë urdhërimet e Tij, do të përjetojmë bekimet e plota që vijnë nga të jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit. Sigurisht, do të bëjmë gabime, por teksa pendohemi dhe kërkojmë falje sikurse na mësoi Ai, mund t’i mposhtim të metat tona për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti.