Kisha e Jezu Krishtit
Jezu Krishti e dinte se ndërsa do ta ndiqnim Atë, do të na nevojitej ndihma e njëri‑tjetrit. Kjo është arsyeja pse, kur ishte në tokë, Ai themeloi Kishën e Tij për të dhënë udhërrëfim, shoqërim dhe përkrahje. Sot, Kisha e Jezu Krishtit ekziston për të bërë të njëjtën gjë. Kjo është mënyra se si mblidhemi bashkë për të dashur Perëndinë, për t’iu bindur urdhërimeve të Tij dhe për t’i shërbyer njëri‑tjetrit, jo vetëm të dielën, por çdo ditë. Kjo është mënyra se si bëhemi vërtet të lumtur. Ky është thelbi i ungjillit të Jezu Krishtit.