Perëndia Ju Do
Si një fëmijë unik i Perëndisë, Ati juaj Qiellor ju do pa masë. Ai është Ati i shpirtit tuaj. I gjithë njerëzimi i përket familjes së Tij. Si një prind i dashur, Ai ju njeh, është i vetëdijshëm për sfidat tuaja dhe dëshiron që ju të keni një marrëdhënie të fortë me Të. Nëpërmjet lutjes, ju mund të flisni me Të dhe Ai do t’ju dëgjojë. Dhe nëse ia vini veshin nga ana juaj, Ai do t’ju japë përgjigje, frymëzim dhe ngushëllim.