Jezusi Është Shpëtimtari Ynë
Të gjithë kemi nevojë për ndihmë në jetë. Ne përballemi me sprova, kemi pyetje dhe bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për Jezu Krishtin. Ai është Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari ynë i dashur. Shembulli i Tij i përsosur na tregon udhën se si të jetojmë. Mësimet e Tij na japin drejtim. Por më e rëndësishmja, Ai vuajti dhe vdiq për mëkatet tona në mënyrë që ne të mund të marrim falje kur pendohemi. Nëpërmjet Tij, ne mund të gjejmë lumturi afatgjatë dhe të presim me padurim që të jetojmë përsëri me Perëndinë një ditë.