Jeta Ka Qëllim
Ti ke lindur për një arsye. Jeta ndonjëherë mund të jetë e vështirë, por ne jemi këtu për gjetur lumturi dhe për t’i ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Ati yt Qiellor e dinte se për të mësuar, për t’u rritur dhe për t’u bërë si Ai, do t’ju duhej të vinit në tokë, të merrnit një trup fizik dhe të kishit një mundësi për të bërë zgjedhje për veten tuaj. Nëse zgjedhim ta ndjekim planin e Tij, që ndonjëherë i referohemi si plani i shpëtimit ose plani i lumturisë, ne dhe familjet tona mund të kthehemi për të jetuar me Të si variante më të forta, më të urta dhe më të dhembshura të vetes.