Shkrimet e Shenjta na Udhërrëfejnë
Plani i Perëndisë përqendrohet në Jezu Krishtin. Një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund të mësojmë rreth Jezu Krishtit, është të studiojmë shkrimet e shenjta që dëshmojnë për Të. Shkrimet e shenjta përbëhen nga shkrimet e profetëve të shenjtë. Perëndia u foli këtyre profetëve dhe ata i shkruan fjalët e Tij që t’i lexonim ne. Shkrimet e shenjta përfshijnë Biblën e Shenjtë, e cila përshkruan me hollësi krijimin e tokës si dhe jetën e mësimet e profetëve të Dhiatës së Vjetër. Më e rëndësishmja, Bibla përmban një rrëfim për jetën e Jezu Krishtit: mësimet e Tij, mrekullitë e Tij, vdekjen e Tij dhe Ringjalljen e Tij. Shkrimet e shenjta përfshijnë edhe Librin e Mormonit, një koleksion shkrimesh nga të krishterë të lashtë që udhëtuan nga Jerusalemi drejt kontinentit amerikan gjatë kohëve biblike. Nuk e kemi gjithnjë të lehtë t’i lexojmë shkrimet e shenjta, por ndërsa bëjmë një përpjekje për ta bërë këtë, Perëndia do të na bekojë me mprehtësi dhe frymëzim që do të na ndihmojnë të bëhemi ndjekës më të mirë të Jezu Krishtit.