Fëmijët dhe Rinia
Rrënjët e besimit fillojnë që në të ri. Ne kemi programe për t’i ndihmuar fëmijët dhe rininë të bëhen më të mirët që mund të jenë, teksa mësojnë vlera të mira dhe zhvillojnë marrëdhënien e tyre me Perëndinë.
Ja se Çfarë Kanë për të Thënë Prindërit:
Xhimi
“Programet për filloren dhe për rininë në Kishën tonë i kanë mësuar fëmijët e mi të jenë të sjellshëm dhe të respektueshëm. I kanë mësuar gjithashtu të sigurohen që njerëzit të ndihen të pranuar. I kam parë të tregohen të shkathët për t’u bërë miq me fëmijët e rinj në shkollë që sapo janë transferuar në lagje. Të bërit që njerëzit të ndihen të pranuar kur një person është i ri apo ndihet si në gjemba, mund të ndihmojë në shumë mënyra.”
Odëm, Teksas
Ashlini
“Mësimet e Jezu Krishtit e ndihmojnë familjen time të arrijë lumturi të vërtetë. Ato e ndihmojnë shtëpinë tonë të mbushet me Shpirtin dhe na ndihmojnë të dimë se si duhet të jetojmë.”
Hërikejn, Jutë
Keni
“Prindërit nuk dinë gjithçka. Edhe pse ndonjëherë ne mund të mendojmë ashtu. Është e mrekullueshme të kesh prindër të tjerë që t’u japin mësim fëmijëve tuaj nën një perspektivë tjetër, ta prekin shpirtërisht jetën e tyre nga një këndvështrim tjetër dhe t’i ndihmojnë të rriten për t’u bërë individë tërësisht të zhvilluar.”
Uosau, Uiskonsin
Kiara
“Nga vajtja në kishë të dielën, im bir ka mësuar që Jezusi e do atë dhe se mund të lutet përherë për ndihmë. Ai dëshiron të jetë si Jezusi dhe kjo është gjithçka që një prind mund të dojë ndonjëherë.”
Çarlston, Karolina e Jugut
Maria
“Njohuria e përgjithshme dhe qenia në dijeni për Jezu Krishtin ka qenë një dhuratë, pasi kjo nuk është diçka që e mësojnë nga shkolla. Im bir ka mësuar se si të ndajë gjërat e tij me të tjerët, se si të falë dhe të shkojë në harmoni me të tjerët, se si të jetë mirënjohës.”
Thausënd Ouks, Kaliforni
Shiami
“Kam punuar me fëmijë të moshave ndërmjet 2,5 vjeç/e dhe 12 vjeç/e. Kam mësuar që programet e Kishës i përgatitin fëmijët për të ardhmen. Në vendin tim, fëmijët e vegjël më duken të turpshëm dhe pa besim në vetvete, por e njëjta grupmoshë në Kishë flet para një bashkësie prej qindra njerëzish.”
Nju‑Delhi, Indi
Si të Jeni Prind për Fëmijët dhe Rininë
Eksplorojini mënyrat e ndryshme se si mund t’ju mësoni fëmijëve tuaj vlera të mira.
Familjet janë një Pjesë e Madhe e Planit të Perëndisë për Lumturinë Tonë
Eksploroni tema të tjera për të ndihmuar familjen tuaj.