40 Citime Frymëzuese rreth të Qenit një Nënë
Mëmësia është një thirrje hyjnore dhe e shenjtë. Asnjë shërbim nuk krahasohet me shërbimin që i jep një nënë fëmijëve të vet. Citimet në vijim e nderojnë mjaft bukur fisnikërinë e mëmësinë.
“Ka vetëm pak gjëra më të fuqishme sesa lutjet besnike të një nëne të drejtë.”
– Bojd K. Pakeri
“Puna e një nëne është e vështirë, shumë shpesh një punë për të cilën nuk paralajmërohesh. Ju lutemi dijeni se ia ka vlejtur asokohe, ia vlen tani dhe përgjithmonë.”
– Xhefri R. Holland
“Nëna ime ishte gruaja më e bukur që kam parë ndonjëherë. Për gjithçka që jam i detyrohem nënës sime. Për suksesin tim në jetë i jap merita edukimit moral, intelektual dhe fizik që mora prej saj.”
– Xhorxh Uashington
“Nuk ka asnjë mënyrë për të qenë një nënë e përsosur dhe miliona mënyra për të qenë një nënë e mirë.”
– Xhill Çurçilli
“Gëzimi i mëmësisë vjen në çaste të caktuara. Do të ketë kohë të vështira dhe kohë me ankth. Por mes sfidave, do të ketë çaste gëzimi dhe kënaqësie llamburitëse.”
– M. Rasëll Ballard
“Atë që nëna ta këndon në djep, e merr me vete në arkivol.”
– Henri Uard Biçeri
“Një nënë është mikja më e vërtetë që kemi. Kur sprovat e rënda dhe të papritura të bien mbi ne; kur fatkeqësia të zërë vendin e begatisë; kur miqtë të na braktisin; kur telashet të shtohen rreth nesh, ajo ende do të kapet pas nesh dhe do të përpiqet me normat dhe këshillat e saj dashamirëse që t’i shpërndajë retë e errësirës dhe të bëjë që paqja të kthehet në zemrat tona.”
– Anonim
“Asnjë shoqëri nuk do të mbijetojë gjatë pa nënat që kujdesen për të vegjlit e tyre dhe ofrojnë atë kujdes edukues kaq thelbësor për zhvillimin e tyre normal.”
– Ezra Taft Bensoni
Mëmësia mund të duket si pjesëmarrja në një garë pa një vijë fundore: me raste e ngadaltë, në raste të tjerë e furishme, njëherësh rraskapitëse dhe ngazëlluese. Pavarësisht nga rrethanat tuaja, Ati Qiellor premton bekime ndërsa merrni pjesë në këtë punë thelbësore të shpëtimit.
“Nëna është personi tek i cili nxiton kur je i shqetësuar.”
– Emili Dikinsoni
“Një mrekulli është vërtet e vetmja mënyrë për të përshkruar mëmësinë dhe sjelljen në jetë të fëmijës. Është e pabesueshme se si Perëndia na ka bërë ne grave dhe foshnjave të durojmë dhe të mund të bëjmë kaq shumë. Një mrekulli vërtet. Një bekim kaq i pabesueshëm!”
– Xhenis Finç
“Të gjitha ato klishe – ato gjëra që dëgjoni rreth të pasurit e një foshnje dhe mëmësisë – të gjitha ato janë të vërteta. Dhe të gjitha ato janë gjërat më të bukura që do të përjetoni ndonjëherë.”
– Penelop Kruzi
“Për gjithçka që jam ose shpresoj të jem ndonjëherë, i detyrohem nënës sime engjëll.”
– Abraham Linkolni
“Ka një ndikim dhe fuqi të përjetshme te mëmësia.”
– Xhuli B. Beku
“Nuk ka të mirë më të madhe në gjithë botën sesa amësia. Ndikimi i një nëne në jetën e fëmijëve të saj është i pallogaritshëm.”
– Xhejms E. Faust
“Nëna ime është rrënja ime, themeli im. Ajo mbolli farën mbi të cilën e bazoj jetën time dhe ky është besimi se aftësia për të arritur [diçka] fillon në mendjen tënde.”
– Majkëll Xhordani
“Krahët e nënës janë prej mëshire dhe fëmijët flenë të qetë në to.”
– Viktor Hygoja
“Nuk di ta ndryshoj këndvështrimin tim, pasi mëmësia është një bekim kaq i lavdishëm dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Është një përvojë kaq e bukur. E rekomandoj fuqishëm. Është lumturi, dashuri dhe përmbushje e një niveli tjetër.”
– Aishuaria Rei Bakeni
“Ndoshta shkaku, pse ne i përgjigjemi në mënyrë kaq universale dashurisë së nënave tona, është sepse ajo mishëron dashurinë e Shpëtimtarit tonë.”
– Bredli D. Foster
“Mëmësia nuk është një hobi, ajo është një thirrje. Nuk është diçka [dytësore] për ta bërë [nëse të mbetet kohë]. Të pasurit e fëmijëve është ajo për të cilën Perëndia ju dha kohë.”
– Rejçëll JanKoviçi
“Të qenit nënë të bën nënë të gjithë fëmijëve. Tani e tutje çdo fëmijë i lënduar, i braktisur dhe i frikësuar është fëmija yt. Ti jeton te nënat e përvuajtura të çdo race e besimi dhe qan bashkë me to. Ti dëshiron kaq shumë që t’i ngushëllosh të gjithë ata që janë të shkretë.”
– Sharlot Grei
“Nuk ka asnjë rol në jetë më thelbësor dhe më të përjetshëm sesa roli i mëmësisë.”
– M. Rasëll Ballard
“Rinia zbehet; dashuria venitet; gjethet e miqësisë bien; shpresa e fshehtë e një nëne jeton më gjatë se të gjitha këto.”
– Oliver Uendëll Holmsi
“Mëmësia më ka mësuar kuptimin e të jetuarit të së tashmes dhe të të qenit në paqe. Fëmijët nuk mësojnë për të djeshmen dhe nuk mendojnë për të nesërmen. Ata thjesht jetojnë çastin.”
– Xhesalin Gilsigi
“Mëmësia është pranë hyjnueshmërisë. Ajo përbën shërbimin më të lartë, më të shenjtë që njerëzimi mund të bëjë. Mëmësia e vendos atë që e nderon thirrjen dhe shërbimin e saj të shenjtë, krah engjëjve.”
– Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
“Ndonjëherë forca e mëmësisë është më e madhe se ligjet e natyrës.”
– Barbara Kingsolveri
“Mëmësia është një zgjedhje që e bëni çdo ditë për ta vënë lumturinë dhe mirëqenien e dikujt tjetër përpara lumturisë dhe mirëqenies tuaj, për të dhënë mësime të vështira, për të bërë gjënë e duhur edhe kur nuk jeni të sigurta se cila është gjëja e duhur … dhe ta falni veten herë pas here që e keni bërë çdo gjë gabim.”
– Dona Balli
“Puna më e lartë dhe më fisnike në këtë jetë është ajo e nënës.”
– Rasëll M. Nelson
“Kam zbuluar se të qenit një nënë më ka bërë të ndiej emocione të forta në shumë situata. Zemra të del vendit kur ke një fëmijë.”
– Kejt Bekinsejlli
“Mendimet më fisnike që shpirti mund të ketë, / Fjalët më të shenjta që gjuha mund të nxjerrë, / Janë të padenja emrin t’ia lëvdojnë / Më të shenjtë se të gjithë. / Isha foshnjë kur më dha dashuri – / Njësoj më jep dashuri edhe tani; / Emri ia frymoj duke e nderuar, / Të nënës, emër të bekuar”
– Xhorxh Grifith Fetëri
“Një nënë është një person që duke parë se ka vetëm katër copa byreku për pesë persona, njofton menjëherë se asaj as që nuk i interesoi ndonjëherë byreku.”
– Robert J. Kuillen
“Të jesh nënë do të thotë të mësosh për pikat e forta që nuk e dije se i kishe dhe të përballesh me frikën që nuk e dije se ekzistonte.”
– Linda Uoten
“Ju nuk keni asgjë më të çmuar në këtë botë sesa fëmijët tuaj. Kur të plakeni, kur t’ju zbardhen flokët dhe trupi t’ju drobitet, kur të prireni që të uleni në një karrige lëkundëse dhe të meditoni për gjërat e jetës suaj, asnjë nuk do të jetë më e rëndësishme sesa pyetja si janë bërë fëmijët tuaj.”
– Gordon B. Hinkli
“Do të jenë të shumta rastet kur do të ndiheni sikur keni dështuar, por në sytë, zemrën dhe mendjen e fëmijës suaj, ju jeni një nënë fantastike.”
– Stefani Prikort
“Cili mund ta matë saktë ndikimin e drejtë të dashurisë së një nëne? Çfarë frytesh të qëndrueshme rezultojnë nga farat e së vërtetës që një nënë mbjell me kujdes e kultivon me dashuri në dheun pjellor të mendjes dhe zemrës mirëbesuese të një fëmije? Si nënë, ty të janë dhënë instinkte hyjnore për të të ndihmuar që të ndiesh talentet e veçanta dhe aftësitë unike të fëmijës tënd.”
– Riçard G. Skoti
“Kur jeni në pikën që po i rritni vetë fëmijët tuaj, ju prireni të mbani një listë të përgjithshme me gjithçka që mendoni se po bëni gabim. Ju rekomandoj të bëni sa më shumë fotografi familjare si fakt për të kundërtën.”
– Koni Shalci
“Nënat dhe fëmijët janë në një kategori si asnjë tjetër. Nuk ka asnjë lidhje kaq të fortë në tërë botën. Asnjë dashuri kaq të menjëhershme dhe falëse.”
– Gell Tsukijama
“Dashuria aq e fuqishme sa ajo e nënës për ju lë gjurmët e saj. Marrja e një dashurie kaq të thellë … do të na japë mbrojtje përgjithmonë.”
– J. K. Rouling
“Ndiej se në qiejt lart, engjëjt që i pëshpëritin njëri-tjetrit nuk mund të gjejnë mes termave të tyre të zjarrtë të dashurisë, asgjë më përkushtuese sesa ai i ‘nënës’.”
– Edgar Allen Poe
“Nëse bëni më të mirën tuaj që të jeni prindi më i mirë që mund të jeni, ju do të keni bërë gjithçka që mund të bëjë një qenie njerëzore dhe gjithçka që Perëndia pret nga ju që të bëni.”
– Xhefri R. Holland
“Lidhja midis nënave dhe fëmijëve të tyre është një lidhje që përcaktohet nga dashuria. Ashtu si lutjet e nënës për fëmijët e saj janë të pafundme, të tilla janë edhe urtësia, hiri dhe forca që ato sigurojnë për fëmijët e tyre.”
– Xhorxh W. Bush