Ju lutemi, vini re: Shërbesat në Kishë mund të ndryshohen për të zbatuar orientimet e shëndetit publik.
Komuniteti Ynë
Ne jemi një komunitet që përqendrohet te Krishti, që bëjmë më të mirën për t’i dashur dhe për t’u shërbyer të tjerëve. Ejani, bashkohuni me ne!
Ka një Vend për Këdo dhe një Vend për Ju
Ne kemi programe për çdo moshë dhe etapë të jetës. Çdo program i ndihmon anëtarët tanë të jetojnë jetë më të lumtur dhe më të plotësuar.
Pyetje të Zakonshme rreth Shërbesave në Kishë
A më duhet të përfshihem në kishë?
Përgjigjja
Vizitorët janë të mirëpritur të marrin pjesë, por nuk ju kërkohet ta bëjnë këtë. Kur buka dhe uji i sakramentit (ose kungata) i shpërndahen bashkësisë, nëse nuk ndiheni rehat që të merrni pjesë, thjesht kalojani tabakanë personit tjetër. Përveç kësaj, ndihuni të lirshëm të rrini rehat dhe thjesht ta shijoni shërbesën.
Ktheje Prapa
A mund të marr pjesë nëse nuk jam anëtar/e?
Përgjigjja
Po! Jeni të ftuar të na bashkoheni për aktivitetet javore, takimet shoqërore, projektet e shërbimit dhe shërbesat në Kishë. Do të donim shumë t’ju njihnim dhe do ta vlerësonim përfshirjen tuaj në komunitet.
Ktheje Prapa
Çfarë duhet të vesh në kishë?
Përgjigjja
Jeni të mirëpritur të vini me çfarëdo veshjeje që ndiheni rehat. Shumica e burrave veshin këmisha me kopsa dhe kollare, gratë normalisht veshin fustane ose funde dhe zakonisht edhe fëmijët veshin rrobat më të mira.
Ktheje Prapa
Sa zgjatin shërbesat në Kishë?
Përgjigjja
Çdo mbledhje është një orë. Nëse merrni pjesë edhe në mbledhjen e sakramentit edhe në njërën nga mbledhjet për burrat, gratë ose fëmijët, ju mund të prisni që shërbesat të zgjatin rreth dy orë.
Ktheje Prapa