Çfarë Është Nisma “Ndriçoje Botën”?

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.” – Mateu 5:16

Çfarë është nisma “Ndriçoje Botën”?

#NdriçojeBotën është një ftesë për ta shndërruar Krishtlindjen në një periudhë shërbimi. Kjo është një lëvizje mbarëbotërore për të prekur zemrat dhe për të ndryshuar jetën e njerëzve duke bërë gjërat që bëri Jezusi: duke ushqyer të uriturit, duke ngushëlluar të vetmuarit, duke vizituar të sëmurët e të brengosurit dhe duke treguar mirësi ndaj çdo njeriu. Jezusi tha: “Ju jeni drita e botës” (Mateu 5:14). #NdriçojeBotën është një mënyrë e përsosur për ta lënë dritën tonë – dhe dritën e Tij – të ndriçojë plot shkëlqim.

Sugjerime për shërbim të përditshëm

Nisma #NdriçojeBotën na drejton sfidën që të tregojmë dashuri për të tjerët në të njëjtat mënyra që e tregoi Jezusi gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Për muajin dhjetor, shtysa të veçanta për shërbim sigurohen për të na ndihmuar që ta përqendrojmë jetën tonë te ndihma ndaj të tjerëve gjatë periudhës së Krishtlindjes. Për të marrë pjesë mund të shkarkoni një kalendar që i përvijon idetë.

Shërbesat e veçanta të së dielës

Të dielën përpara ditës së Krishtlindjes, ne zhvillojmë një mbledhje të veçantë të ditës së Shabatit që përqendrohet te lindja dhe jeta e Jezu Krishtit. Miq e të njohur jo të besimit tonë, janë të mirëpritur çdo të diel, por janë veçanërisht të ftuar që të vijnë dhe të adhurojnë me ne atë ditë.

#NdriçojeBotën çdo ditë

Çdo vit për Krishtlindje, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme bën një përpjekje madhështore për ta përhapur mesazhin dhe misionin e nismës #NdriçojeBotën. Sidoqoftë, ti mund ta bësh atë gjatë gjithë vitit duke menduar se kujt mund t’i shërbesh çdo ditë.

Mënyra të Tjera për ta Ndriçuar Botën