A Është i Vërtetë Perëndia?

Po. Dhe Ai ju njeh dhe ju do.

Perëndia është Ati i të gjithëve ne. Ai e njeh dhe e do secilin prej fëmijëve të Tij me një dashuri të dëlirë atërore. Për shkak se Ai jeton në qiell, ne shpesh e quajmë Perëndinë, Atin tonë Qiellor. Në sytë e Tij, ne jemi të gjithë të barabartë dhe jemi të gjithë të denjë për dashuri e lumturi. Perëndia e njeh dhe e kupton secilin prej nesh individualisht. Ai i njeh pikat tona të forta, dobësitë tona, shpresat tona dhe frikën tonë. Ati ynë i dashur Qiellor është i duruar, i dhembshur dhe i kuptueshëm. Pavarësisht se cilët jemi ose çfarë kemi bërë, Perëndia do që ne të zgjatemi drejt Tij, që Ai të mund të na ndihmojë përgjatë udhës. Ndërsa Ai na ndihmon të rritemi, ne do të fillojmë të kuptojmë dhe përjetojmë gëzim të vërtetë.

Ju mund ta njihni vetë Perëndinë

Perëndia e njeh secilin prej nesh dhe ne mund ta njohim Atë gjithashtu. Jezusi tha: “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).

Jezusi dha mësim se Perëndia, Ati ynë Qiellor na gjendet pranë kur zgjatemi drejt Tij. Ndërsa ndërtojmë një marrëdhënie me Perëndinë, ne mund të fillojmë ta përdorim fuqinë e Tij që të na ndihmojë për sfidat në jetën tonë. Ne mund ta fillojmë udhëtimin e njohjes së Perëndisë duke iu lutur Atij dhe duke lexuar fjalët e Tij.

Perëndia dhe Libri i Mormonit

Sikurse Bibla, Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë. Ai gjendet për të na ndihmuar që të mësojmë më shumë rreth Tij. Teksa arrini ta njihni Atë, jeta juaj do të ndryshojë. E gjitha fillon duke u lutur dhe duke lexuar fjalët e Tij.

Libri i Mormonit do t’ju mësojë tri gjëra me vlerë

1. Perëndia ju do. Ju jeni fëmija i Tij dhe Ai është pranë jush.

2. Jeta juaj ka një qëllim. Teksa filloni të mësoni rreth këtij qëllimi, ju do të mbusheni me shpresë dhe lumturi.

3. Jezusi jetoi dhe vdiq për të gjithë ne. Teksa i ndjekim mësimet e Tij, ne mund të kthehemi të jetojmë një ditë me Perëndinë.

Miliona njerëz e kanë gjetur Perëndinë në Librin e Mormonit

Ja ku janë dy histori.

Historia e Shakilit

Shaki u rrit në Gjeorgji dhe u bë një vrapues profesionist. Edhe pse u rrit në një familje baptistësh, ai e gjeti Perëndinë nëpërmjet Librit të Mormonit.

Historia e Dejzit

Dejzi i njihte disa anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, por ajo nuk e dinte se çfarë besonin. Pasi foli me misionarët në internet, ajo zbuloi një kuptueshmëri të re për Perëndinë dhe qëllimin e saj në jetë.

Kërkoni një Libër të Mormonit
Kërkojeni Tani