Si Mund t’i Fal të Tjerët?

Nuk është e lehtë, por, kur falim, na lehtësohen barrët dhe ndiejmë paqe më të madhe.

Dy gra përqafohen dhe falin njëra-tjetrën

Jezusi na mësoi që të falim

Kur Jezusi dha mësim Predikimin në Mal, Ai u kujtoi njerëzve mënyrën se si gjërat ishin zbatuar në ligjin e Moisiut: “Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb” (shihni te Mateu 5:38). Ai më pas dha mësim ligjin më të lartë të faljes që ta kthenin faqen tjetër dhe [u tha]: “Duani armiqtë tuaj” (shihni te Mateu 5:39–44).

Falja na bën të lirë

Kapja pas lëndimit është një kujtues i vazhdueshëm për të qenë i mërzitur. Konfliktet e pazgjidhura zënë një hapësirë tepër të madhe në mendjen tonë. Ne nuk gjejmë prehje prej tyre dhe, nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund t’i lejojmë të na i dëmtojnë marrëdhëniet tona të tjera.

Mospranimi për të falur është një shterim i energjisë sonë që mund të përdoret më mirë për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të përmirësuar vetë jetën tonë. Libri i Mormonit jep mësim se “njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim” (shihni te 2 Nefi 2:25). Si mund të kemi gëzim kur jemi të përqendruar te ndjenjat e zemërimit, fyerjes, hidhërimit dhe hakmarrjes?

Kur zgjedhim të falim, ne e lejojmë Shpirtin e Shenjtë të hyjë në zemrën tonë. Lumturia është një zgjedhje. Ajo nuk varet nga veprimet e të tjerëve ose nga drejtësia që na parashtrohet. Falja na bën të lirë.

Ta falësh dikë është më e lehtë të thuhet se të bëhet, veçanërisht nëse keqbërja është e rëndë. Nganjëherë duket sikur falja është e pamundur. Por nëse mbështetemi te Shpëtimtari dhe lutemi për fuqi që të falim, Jezusi do të na ndihmojë. Plaku Kevin R. Dankan, një udhëheqës i Kishës, tha: “Edhe pse mund të jemi viktimë një herë, ne nuk duhet të jemi dy herë viktimë duke mbajtur barrën e urrejtjes, të hidhësisë, dhembjes [dhe] hakmarrjes” (“Vajosja Shëruese e Faljes”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 33).

Falja është ndryshe nga mirëbesimi

Kur e falni dikë, mund të duhet ende një kohë e gjatë që ju t’i mirëbesoni sërish. Është normale. Për shembull, ju mund ta falni dikë që ju ka vjedhur, por kjo nuk do të thotë që ta lini të pakyçur derën. Në mënyrë të ngjashme, dikush që ka qenë në një marrëdhënie keqtrajtimi, mund ta falë keqtrajtuesin pa hyrë sërish në atë marrëdhënie. Ne duhet të falim çdokënd. Por përdorni urtësi kur të vendosni që t’i mirëbesoni dikujt sërish.

Jezu Krishti kryqëzohet midis dy hajdutëve ndërkohë që nëna e Tij Maria dhe Gjoni i Dashuri, vajtojnë te kryqi

Shembulli më i lartë për faljen

Kur na duket e vështirë të falim, ne mund të shohim shembullin e Jezu Krishtit. Edhe kur ishte i varur në kryq, me gozhdë nëpër duar e këmbë, Ai i thirri Perëndisë: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë” (Lluka 23:34). Mund të mos e kemi aftësinë për të falur vetë, por Jezusi vuajti për “dhimbje[t] dhe hidhërime[t]” tona (shihni tek Alma 7:11) që Ai të mund të dijë si të na ndihmojë. Nëpërmjet hirit të Tij, ne jo vetëm që mund të marrim falje, por mundet edhe të kemi forcën për t’i falur të tjerët.

Eksploroni se Çfarë Tjetër Është e Mundur nëpërmjet Jezu Krishtit