Dashuria e Perëndisë

Perëndia është një Atë i dashur në Qiell dhe Ai i do të gjithë fëmijët e Tij përsosurisht, përfshirë edhe ju. Ai madje na deshi përpara se ta donim ne Atë dhe prova e dashurisë së Tij për ju është kudo.

Një e re e buzëqeshur shijon kohën që po kalon nën dritën e diellit në një pyll

Ju jeni një fëmijë i Perëndisë

Ju jeni “pasardhës të Perëndisë” (Veprat e Apostujve 17:29). Ai është Ati i shpirtit tuaj. Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie me ju. Si një fëmijë i Perëndisë, potenciali juaj është i pafundmë.

Perëndia ju njeh

Perëndia ju njeh personalisht. Jezusi dha mësim se Perëndia, Ati, kujdeset për të gjitha krijimet e Tij – një harabel nuk mund të bjerë në tokë pa e ditur Ati (shihni te Mateu 10:29). Sa për ju, “madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara. Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela” (Mateu 10:30–31).

Perëndia ju do

Perëndia do që t’i ndihmojë fëmijët e Tij të jenë të lumtur. Ai na ka ndihmuar e dhënë kaq shumë! Ai ju do, kujdeset për ju dhe dëshiron që të komunikoni me Të nëpërmjet lutjes. Jezusi ka premtuar: “Ati juaj, që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë” (Mateu 7:11).

Mënyra se si Perëndia e Tregon Dashurinë e Tij

Eksploroni mënyra në të cilat Perëndia mund ta tregojë dashurinë e Tij për ju në jetën tuaj.

Rreze dielli përmes pemëve të një pylli
Nëpërmjet bekimeve të Tij

Ne mund ta shohim dashurinë e Perëndisë te bekimet që Ai na jep. Që nga bukuria e botës deri te njerëzit në jetën tonë, Perëndia është duke na dhënë vazhdimisht dhurata të mëdha e të vogla për shkak se Ai na do.

Një i ri shtrëngon dorën e një gruaje më të madhe në moshë
Nëpërmjet të tjerëve

Ne shpesh e përjetojmë dashurinë e Perëndisë nëpërmjet ndërveprimeve tona me njerëzit e tjerë. Ndërsa i ndjekim shtysat për të dhënë shërbim dhe ndërsa marrim shërbim nga të tjerë që janë frymëzuar prej Perëndisë, ne mund ta dimë se Perëndia është në dijeni për ne, i njeh nevojat tona dhe na do.

Një grua tek e ngre nga toka Jezu Krishti pasi ajo shërohet nga fuqia e besimit
Nëpërmjet Birit të Tij, Jezusit

Një nga veprat më të madhërishme të dashurisë së Perëndisë për ne, ishte që dërgoi Birin e Tij, Jezusin, në tokë. Nëpërmjet mësimeve dhe hirit të Jezusit, ne ndiejmë dashurinë e Perëndisë, marrim falje për mëkatet tona dhe mësojmë se si t’i duam njerëzit përreth nesh.

words and things

Të Ndierit e Dashurisë së Perëndisë

Kërkoni të Gjeni Paqe

Në një botë të rrëmujshme, diçka aq e brishtë dhe e shenjtë sa dashuria e Perëndisë mund të jetë e vështirë të dallohet. Dashuria e Perëndisë është më e lehtë të gjendet kur ne krijojmë çaste për ta gjetur atë.

Lutuni

Perëndia është Ati ynë i dashur në Qiell, i cili i do fëmijët e Tij dhe dëshiron të dëgjojë prej nesh. Ne mund të lutemi që të kërkojmë ndihmë në jetën tonë dhe mund të lutemi që ta ndiejmë dashurinë e Tij. Nëse i kërkoni Perëndisë që ta ndieni dashurinë që ka për ju, dhe jeni të duruar për atë përgjigje, ajo do të vijë.

Shfaquni dashuri të tjerëve

Bibla na mëson se, teksa jetojmë në paqe me njëri‑tjetrin, ne mund ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë për ne. Teksa i duam dhe u shërbejmë të tjerëve, ne do të ndiejmë dashurinë që po kërkojmë nga Perëndia.

Të mësuarit rreth dashurisë së Tij

Ne mund të mësojmë rreth dashurisë së Perëndisë duke e studiuar fjalën e Tij. Teksa e lexojmë Biblën dhe Librin e Mormonit, ne mësojmë se gjatë gjithë historisë, Perëndia nuk ka reshtur kurrë së dashuri popullin e Tij. Kjo mund të na ndihmojë ta dallojmë dashurinë e Perëndisë në vetë jetën tonë.

Mësoni më Shumë rreth Perëndisë dhe Mënyrës se si Ai e Tregon Dashurinë e Tij