Jeta Juaj Ka një Qëllim

Përse jam këtu? A ka jeta ime kuptim? A kanë me të vërtetë rëndësi gjërat që bëj? Perëndia, Ati ynë i dashur Qiellor, do që ne të gjejmë lumturi dhe gëzim. Ai krijoi një plan që ne të rritemi, të jetojmë me anë të besimit dhe të kthehemi për të jetuar me Të një ditë. Plani i Tij jep kuptim dhe kontekst për jetën tonë këtu në tokë dhe u përgjigjet pyetjeve të mëdha: “Nga erdha unë?”, “Përse jam këtu?” dhe “Çfarë ndodh pasi vdes?”

Një baba që e mban në krah djalin e tij të vogël, ndërsa është përjashta, në natyrë

Perëndia Ka një Plan për Ju

Perëndia është Ati juaj Qiellor. Ju jeni fëmija i Tij. Ai ju do me një dashuri të pafundme. Plani i Tij është që ju të rriteni, të jeni të lumtur dhe një ditë të ktheheni të jetoni me Të.

Historia juaj e ka zanafillën që kur ishit në qiell, ku ekzistuat si një shpirt me Perëndinë dhe pjesën tjetër të fëmijëve të Tij shpirtërorë. Perëndia na dërgoi që të gjithëve në tokë që të merrnim një trup fizik, të përballeshim me sfida dhe të bëheshim më shumë si Ai nëpërmjet besimit te Jezu Krishti. Plani i Perëndisë nuk është i rastësishëm. Ai është hartuar me kujdes për t’ju dhënë përvojat që ju nevojiten për t’u kthyer përsëri tek Ai si një person më i mirë dhe më me përvojë. Siç shpjegon Bibla: “Kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).

Perëndia po kujdeset për ju

Gjatë shërbesës së Tij, Jezusi i siguroi njerëzit që Perëndia, Ati, është në dijeni të të gjitha gjërave në këtë tokë – edhe për diçka aq të vogël sa rënia e një harabeli në tokë. “Mos kini frikë, pra”, – tha Ai. “Ju vleni më tepër se shumë harabela” (Mateu 10:31). Perëndia ju njeh personalisht. Ai e di se me çfarë po përballeni. Nëpërmjet urdhërimeve të Tij, shkrimeve të shenjta dhe profetëve që flasin në emër të Tij, Ai na ndihmon të gjejmë drejtim në jetë që të kthehemi tek Ai.

Jeta është një vend ku ne vihemi në provë

Perëndia na dërgoi në tokë që të mësojmë e të rritemi nëpërmjet përvojave, si të këndshme, ashtu edhe të dhembshme. Ai na lejon të zgjedhim midis së mirës dhe së ligës. Sfida është të kemi besim në planin e Tij, edhe pse nuk i kemi të gjitha përgjigjet.

“Dhe Mesia vjen në plotësinë e kohës, që ai të mund t’i shëlbejë fëmijët e njerëzve nga rënia. Dhe për shkak se ata janë shëlbuar nga rënia, ata janë bërë të lirë përgjithmonë, duke ditur të mirën nga e keqja; të veprojnë për veten e tyre dhe të mos detyrohen të veprojnë me përjashtim të ndëshkimit nga ligji, në ditën e madhe dhe të fundit, sipas urdhërimeve që Perëndia ka dhënë.

Kështu që, njerëzit janë të lirë sipas mishit; dhe të gjitha gjërat u janë dhënë atyre të cilat janë të nevojshme për njeriun. Dhe ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme, nëpërmjet Ndërmjetësit të madh të të gjithë njerëzve, ose të zgjedhin robërinë dhe vdekjen, sipas robërisë dhe fuqisë së djallit; pasi ai kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të mjeruar sikurse është ai vetë.” – 2 Nefi 2:26–27

Cili është qëllimi im në jetë? Mësoni me misionarët rreth planit të Perëndisë për ju.

Të diturit e përgjigjeve për pyetjet e mëdha të jetës do t’jua mbushë jetën me domethënie, lumturi dhe siguri më të madhe në vetvete. Kërkoni një vizitë.

Emri i plotë
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Vendi
Ju lutemi, përzgjidhni një vend
Adresa
Ju lutemi, shkruani një adresë
Numri i telefonit
Ju lutemi, shkruani një vlerë

Jezusi është udha drejt lumturisë afatgjatë

Për shkak se të gjithë ne bëjmë gabime, Perëndia dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, të shlyente për mëkatet tonaqë të mund të pastrohemi dhe të marrim falje. Kur e pranojmë Jezusin dhe e ndjekim shembullin e Tij, ne bëhemi më pak egoistë dhe mund të gëzojmë dashuri, paqe dhe gëzim më të madh.

Bibla na mëson: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16). Perëndia dërgoi Jezusin që të na shpëtonte nga mëkatet tona. Mësimet e Jezusit e udhërrëfejnë jetën tonë dhe na udhëheqin drejt lumturisë afatgjatë. Flijimi i Tij jo vetëm që na lejon të gjejmë kuptim në jetë dhe të rritemi deri në potencialin tonë të plotë, por edhe të pastrohemi prej mëkateve tona dhe të kthehemi për të jetuar me Atin tonë Qiellor.

Një udhë me baltë që gjarpëron përmes një pylli, [në] një perëndim dielli, tregojnë dorën e Perëndisë në të gjitha gjërat

Mësoni rreth planit të Perëndisë për ne

Dielli që shkëlqen përmes reve, tregon dorën e Perëndisë në të gjitha gjërat
Nga erdha unë?

Përpara se të lindnit, ju jetuat me Perëndinë, Atin tuaj Qiellor. Ai ju njihte, ju donte dhe ju mësoi zgjedhjet që do t’ju çonin drejt lumturisë afatgjatë. Kjo periudhë quhet jeta para lindjes.

Një i porsalindur qëndron shtrirë në gjumë, mbështjellë me një batanije të kaltër
Perëndia na paraqiti planin e Tij

Perëndia donte që ne të vinim në tokë që të merrnim një trup fizik. Këtu, ne përballemi me sfida dhe situata që na ndihmojnë të mësojmë dhe të rritemi që të mund të bëhemi më shumë si Ai.

Në botën para lindjes, si Shpëtimtar zgjidhet Jezu Krishti
Jezusi u zgjodh për të qenë Shpëtimtari ynë

Perëndia e dinte se ne do të bënim gabime, kështu që Ai zgjodhi Jezusin që të vinte në tokë dhe të vuante për mëkatet tona. Flijimi i Jezusit na lejon të marrim falje dhe na lejon të pastrohemi prej mëkateve tona në mënyrë që ne të mund të jetojmë sërish me Perëndinë një ditë.

Një grua që ulet në një stol parku duke menduar për qëllimin e jetës
Cili është qëllimi im në jetë?

Këtu në tokë, ne nuk e mbajmë mend që kemi jetuar me Perëndinë. Si rrjedhim, ne duhet të kemi besim dhe të mësojmë të zgjedhim midis së drejtës dhe së gabuarës. Jeta nuk është e lehtë, por kohët e vështira na lejojnë ta çmojmë lumturinë dhe paqen.

Jezu Krishti lutet në Kopshtin e Gjetsemanit, duke përmbushur qëllimin e jetës
Flijimi i Jezusit

Jezusi vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Por kjo nuk na e heq përgjegjësinë. Ne duhet të zgjedhim ta pranojmë Jezusin duke u penduar kur bëjmë gabime, duke u pagëzuar dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Një grua lutet dhe ngushëllohet nga engjëj
Ku shkojmë pasi vdesim?

Kur vdesim, shpirti dhe trupi ynë ndahen. Shpirti ynë shkon në botën e shpirtrave. Ai është një vend pushimi e lumturie për ata që kanë bërë zgjedhje të mira, dhe një gjendje ferri për ata që kanë bërë zgjedhje të këqija.

Jezu Krishti u jep mësim shpirtrave në botën e shpirtrave rreth qëllimit të jetës
Bota e Shpirtrave

Bota e shpirtrave nuk është vendmbërritja ose gjykimi përfundimtar. Në fakt, ngaqë Perëndia është kaq i dashur dhe i drejtë, atyre njerëzve në ferr që asnjëherë nuk morën vesh për Jezusin, u mësohet ungjilli i Tij dhe u jepet mundësia që ta pranojnë Atë.

Jezu Krishti, i ringjallur tashmë, i shfaqet Maria Magdalenës në varrin e zbrazët
Ne të gjithë do të jetojmë përsëri

Jezusi e mposhti vdekjen që ne të gjithë të mund të jetojmë përsëri. Kjo quhet ringjallje. Kur ringjallemi, shpirtrat dhe trupat tanë ribashkohen. Trupat tanë do të jenë të përsosur dhe nuk do të vdesin kurrë më.

Jezu Krishti e gjykon njerëzimin duke i vendosur të drejtët në të djathtën e Tij
Gjykimi

Jezusi do të na gjykojë në përputhje me veprimet tona dhe dëshirat e zemrës sonë. Ai do të jetë aq i mëshirshëm sa mundet. Për shkak se veprimet dhe dëshirat tona janë të shumëllojshme, qielli përfshin mbretëri ose shkallë të ndryshme lavdie.

Dielli që shkëlqen në qiell, simbolizon mbretërinë çelestiale
Mbretëria Çelestiale

Ati ynë Qiellor dhe Jezusi jetojnë në mbretërinë çelestiale. Nëse jetoni sipas mësimeve të Jezusit dhe pastroheni nga mëkati nëpërmjet flijimit të Tij, ju do të shkoni atje. Ju do të jetoni në prani të Perëndisë dhe do të përjetoni gëzim të përhershëm.

Hëna që shkëlqen në qiellin e natës, simbolizon mbretërinë terrestriale
Mbretëria Terrestriale

Njerëzit që refuzojnë ta pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit, por që përndryshe jetojnë jetë të ndershme, do të marrin një vend në mbretërinë terrestriale.

Yjet që shkëlqejnë në qiellin e natës, simbolizojnë mbretërinë telestiale
Mbretëria Telestiale

Ata që vazhdojnë në mëkatet e tyre dhe nuk pendohen, do të marrin një vend në mbretërinë telestiale.

Jetës i shtohet kuptimi, kur i duam të tjerët

Dhënia dhe marrja e dashurisë, ia shton kuptimin jetës. Familjet mund të jenë burim i madh dashurie, por pavarësisht nga rrethanat tuaja familjare, kur u shfaqim dashuri të tjerëve, ne afrohemi më shumë me Perëndinë dhe arrijmë të kuptojmë planin e Tij. Sikurse na mëson Bibla: “Le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë” (1 Gjoni 4:7).

Ju jeni një bekim për të tjerët

Veprimet tuaja kanë fuqinë ta bekojnë së tepërmi jetën e familjarëve, miqve dhe njerëzve që ju rrethojnë. Teksa përpiqeni fort ta ndiqni Jezu Krishtin duke u shërbyer dhe shfaqur mirësi të tjerëve, ju luani rolin tuaj ndikues dhe e bëni botën një vend më të mirë. Mos e nënvlerësoni potencialin që keni për të ndikuar tek të tjerët për mirë, qoftë nëpërmjet shërbimit tuaj apo shembullit tuaj.

Ju mund të gjeni gëzim ndërsa e ndiqni planin e Perëndisë

Qëllimi i planit të Perëndisë është që të na japë lumturi të përjetshme. Sa më shumë që e kuptoni planin e Tij, aq më shumë e kuptoni se nuk mund t’ia dilni të vetëm për t’u kthyer te Perëndia. Ai bëri të mundur që çdo mëkat dhe çdo gabim që bëni gjatë kësaj prove të jetës, të zhduket dhe të harrohet nëpërmjet Jezu Krishtit. Kërkohet pendim i sinqertë. Kërkohet pagëzimi dhe marrja e Frymës së Shenjtë. Dhe kërkohet përpjekje e vazhdueshme që të ktheheni te Perëndia. Por mund t’ia dilni mbanë nëpërmjet Jezu Krishtit, që është në qendër të planit të Perëndisë.

Ju jeni në këtë tokë që të përmirësoheni, të arrini ta njihni Perëndinë dhe të gjeni lumturi. Dhe ndërsa e ndiqni planin e Perëndisë dhe urdhërimet e Tij, mund të përjetoni gëzim tani dhe gjatë gjithë jetës suaj.

Artikuj të Ngjashëm

Shkoni në një shërbim adhurimi

Shihini oraret dhe vendndodhjet e mbledhjeve pranë jush.

Mësoni më Shumë rreth Bekimeve të Shumta të Ungjillit të Jezu Krishtit

Një grua ecën nëpër një pyll me borë, e zhytur në mendime